MIA Flesh
- Shkup - Gjashtë tremujorë radhazi kemi një prodhim të brendshëm bruto real që rritet mesatarisht për tre e gjysmë për qind. Në dy tremujorët e fundit të vitit 2025, prodhimi i brendshëm bruto real u rrit për 3,8 për qind, deklaroi sot kryeministri Mickoski, duke shtuar se politikat qeveritare po japin rezultate. Sipas tij, opozita shpesh tallet kur flet për këtë, por, siç thekson, fakti është se në tremujorin e katërt, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë është ndër tre të parat në Evropë.
15:00/5 mars/2026
Shkup - Gjashtë tremujorë radhazi kemi një prodhim të brendshëm bruto real që rritet mesatarisht për tre e gjysmë për qind. Në dy tremujorët e fundit të vitit 2025, prodhimi i brendshëm bruto real u rrit për 3,8 për qind, deklaroi sot kryeministri Mickoski, duke shtuar se politikat qeveritare po japin rezultate. Sipas tij, opozita shpesh tallet kur flet për këtë, por, siç thekson, fakti është se në tremujorin e katërt, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë është ndër tre të parat në Evropë.
Shkup Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Sadudin Ibraimi sot në Tetovë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Me këtë Memorandum vendoset dhe forcohet bashkëpunimi institucional me qëllim mbështetjen e procesit të transformimit digjital dhe modernizimit të sistemit shëndetësor në vend.
Shkup – Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve përcaktoi dy kandidatë të cilët vazhdojnë në procedurën për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi. Anëtarët e Komisionit, të kryesuar nga deputetja Dafina Stojanoska, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, pranuan propozimin e deputetit Bekim Qoku, që kandidatët Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci, Komuna e Vrapçishtit, të jenë propozim komisioni në Kuvend, i cili do të vendosë në seancë plenare për një anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër për 48 orë të tjera për Stojançe Jovanovskin, bashkëshortin e Ivana Jovanovskës, e cila së bashku me vajzën e tyre ranë nga kati i gjashtë në Karposh të Shkupit. Prokuroria kumtoi se paraburgimi po vazhdohet sepse po vepron sipas urdhrave të lëshuar për ekspertizë të tre celularëve dhe sendeve të tjera, po sigurohen dhe analizohen regjistrime video nga disa lokacione kritike, ndërsa dhe po sigurohet i gjithë dokumentacioni për ankesat dhe raportet e mëparshme të dhunës në familje të cilat lidhen me të dyshuarin dhe gruan e ndjerë.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës së Zbatimit të Ligjit për Evropën Juglindore - SELEK, Oguz Serkan Akin, dhe drejtorin e Çështjeve Ligjore dhe të Brendshme të SELEK-ut, Jovan Peshevski. Në takim, siç informojnë nga MPB-ja, është diskutuar për promovimin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe SELEK-ut, si dhe forcimin e koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar në rajon. Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin operativ, shkëmbimin e informacionit dhe organizimin e hetimeve të përbashkëta midis shërbimeve policore të shteteve anëtare.
Shkup - Gjykata sot vendosi të mos i bashkojë procedurat gjyqësore që janë në vazhdim dhe aktakuzën e re kundër 13 nëpunësve të policisë për të njëjtën ngjarje penale nga zjarri në diskoteken "Puls" në Koçan, e ngritur më 30 janar të këtij viti, me shpjegimin se bashkimi i mundshëm do të çonte në vonesë të të gjitha procedurave. Gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievski vlerësoi se, duke marrë parasysh fazën e provave dhe faktin se PTHP NJKOK ka ngritur edhe tre procedura të tjera me gjithsej 25 të pandehur, njëri prej të cilëve është në fazën përfundimtare, bashkimi do të ishte në kundërshtim me parimin e ekonomicitetit dhe detyrimin e gjykatës për të vepruar pa vonesa të panevojshme, në interes të të pandehurve.
Shkup - Drejtoria e Burgut të Kumanovës e informoi me shkrim Gjykatën se pas një bisede me të akuzuaron e parë Dejan Jovanov, pronar i diskotekës "Puls", ai ka deklaruar se nuk kishte vërejtje ndaj qëndrimit të personave zyrtarë por vetëm për dyshekun në të cilin fle dhe kontrolleve të shpeshta. Kjo u njoftua sot në seancën kryesore për zjarrin në diskotekën "Puls. Gjykata informoi se menjëherë pas seancës së fundit kryesore dhe me propozim të mbrojtjes së Jovanovit, avokates Ivana Kocevska, ka kontaktuar me telefon departamentin e paraburgimit në burgun e Kumanovës për të kërkuar që i akuzuari të transferohet në Burgun Hetimor - Shkup në Shuto Orizare.
Shkup - Rëndësia e mbështetjes afatgjate që Zvicra ka ofruar për zhvillimin institucional dhe forcimin e proceseve demokratike në Kuvend, u theksua në takimin e sotëm të nënkryetarit të Kuvendit, Antonijo Milloshoski me Severin Dekart, udhëheqëse e seksionit për Evropën Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpiunim. "Nënkryetari Milloshoski e theksoi rolin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, si dhe të Institutit Demokratik Nacional (NDI), si partnerë dhe mbështetës të rëndësishëm të Kuvendit. Ai vuri në dukje se përmes bashkëpunimit të përbashkët, po zbatohen disa projekte që synojnë avancimin e llogaridhënies parlamentare, transparencën në punë dhe forcimin e kapaciteteve të Dhomës Ligjvënëse, theksohet në komunikatën e pres shërbimit kuvendor.
Shkup - Gjithsej 767 raste të raportimeve grupore për të sëmurë nga gripi ose sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni evidentoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në javën e nëntë të vitit 2026, nga 23 shkurti deri më 1 mars. Kjo, siç tha sot drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, në krahasim me javën paraprake është 31,1 për qind më pak ose një rënie prej 20,4 për qind krahasuar me numrin nga 15 sezonet e fundit.
Shkup - Në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), 10 ton mbetje kimike të rrezikshme u ruajtën për më shumë se 10 vjet, të cilat mund të kishin shkaktuar avari dhe rrezik të madh për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Siç informoi sot drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, mbetjet aktualisht janë larguar në mënyrë të sigurt dhe nuk do të mbeten në vend, por do të digjen jashtë. Bëhet fjalë për shkarkime nga analizat laboratorike, kimikate të llojeve të ndryshme dhe në gjendje të ndryshme agregate.
Shkup - Analizat e fundit të kryera në Institutin për Shëndet Publik (ISHP) kanë treguar se uji në Strugë ende nuk është i pijshëm. "Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës, dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte në nivelin e duhur," tha sot në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit të kryera nga Instituti në ditët e fundit, ndërsa rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe për këtë janë informuar Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Shkup - Kompania gjermane "Lidl" vazhdon të ndërtojë supermarkete në të gjithë vendin. Një supermarket i ri do të ndërtohet në lagjen Gazi Babë të Shkupit në rrugën "Bllagoja Stefkovski". Objekti i ri i shitjes me pakicë do të shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 2.500 metrash katrorë, nga të cilat afërsisht 1.500 metra katrorë do të jenë hapësirë shitjeje me pakicë. Janë planifikuar afërsisht 130 vende parkimi. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve moderne për efikasitet energjetik, funksionalitet dhe qëndrueshmëri, dhe do të tejkalohen edhe ato 20 për qind të gjelbërimit që investitorët duhet të mirëmbajnë konform ligjit.
Tiranë - Në seancën parlamentare e shoqëruar me debate dhe me bllokim të foltores nga ana e opozitës, shumica qeverisëse socialiste me 83 vota "për" votuan ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Ajo që ra në sy veçanërisht gjatë votimit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit nga Partia Demokratike. Sa I përket ministrave të rinj, deputetët e Partisë së Lirisë të Ilir Metës dhe disa nga deputetët e PD-së votuan kundër, ndërsa shumica e tyre nuk morën pjesë në votim.
Romë - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron në një bisedë telefonike theksuan mbështetjen e tyre për shtetet e Gjirit për shkak të sulmeve të pajustifikuara nga Irani dhe sigurinë e Qipros, informoi Zyra e kryeministres italiane. "Dy liderët diskutuan implikimet e konfliktit në Iran për rajonin e Lindjes së Mesme dhe situatën globale, me fokus të veçantë në ndikimin e armiqësive në lirinë e lundrimit", thuhet në komunikatë, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Bruksel – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute për Njuzmaks deklaroi se në mesin e aleatëve ekziston “mbështetje e gjerë” për fushatën e presidentit amerikan Donald Tramp drejt kapaciteteve iraniane bërthamore dhe raketore, edhe pse liderë individualë evropian publikisht e kritikuan operacionin. Rute tha se aleatët në masë të madhe e mbështesin atë që e po e bën presidenti i Amerikës, si dhe se mundësojnë zbatimin e aktiviteteve të cilat SHBA-ja për momentin i ndërmerr në rajon për mënjanimin e kapaciteteve bërthamore iraniane dhe me raketa, por theksoi se NATO si aleancë nuk është e përfshirë drejtpërdrejt.
Bejrut - Numri i të vdekurve në Liban që nga luftimet e ripërtërira midis Izraelit dhe grupit islamist Hezbollah të hënën u rrit në 77, ndërsa 527 persona janë të plagosur, bëri të ditur Ministria libaneze e Shëndetësisë. Nuk është e qartë se sa nga viktimat janë civilë. Ministria e Shëndetësisë kishte thënë më parë se janë vrarë shtatë fëmijë. Pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Hezbollahu të hënën lëshoi raketa dhe dronë ndaj Izraelit për herë të parë në më shumë se një vit, dhe Izraeli u përgjigj duke goditur objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit.
Tel Aviv – Korpusi i Gardës revolucionare islamike të Iranit, këtë mëngjes pretendon se ka lëshuar raketa balistike njëtonëshe në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv këtë mëngjes. Në komunikatën e transmetuar nga mediat iraniane, IRGC thekson se ka lëshuar raketa “Horamshahr-4” në “zemër të Tel Avivit, aeroportin Ben Gurion dhe bazën skuadrilje të 27-të të Forcave ajrore izraelite në këtë aeroport”.
Teheran - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Kazem Garibabadi, mohoi se Irani e ka sulmuar Azerbajxhanin, i cili më parë njoftoi se dy dronë iranianë goditën enklavën e tij autonome Nahçivan, përfshirë edhe ndërtesën e aeroportit. "Republika Islamike e Iranit nuk e ka sulmuar Republikën e Azerbajxhanit. Ne nuk sulmojmë vendet fqinje. Politika e Iranit është vetëm të godasë bazat ushtarake të armiqve të tij që janë aktivë në rajon dhe përdoren për të sulmuar Iranin, duke përfshirë ato të SHBA-së dhe Izraelit", tha Garibabadi në një koment të publikuar nga një agjenci iraniane e lajmeve.
Teheran - Irani kërcënoi sot se "nëse Evropa vazhdon të heshtë" përballë "agresionit kundër të drejtës ndërkombëtare" të përfaqësuar nga sulmet amerikane dhe izraelite, "të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin". “Ata që heshtin do të jenë bashkëfajtor në këtë padrejtësi… nëse Evropa vazhdon të heshtë përballë këtij sulmi ndaj të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendet do ta paguajnë çmimin herët a vonë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ismail Bagei, në një intervistë për kanalin spanjoll 24 Horas.
Barcelonë - Në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë do të ketë dy kandidatë. Zhoan Laporta dhe Viktor Font zyrtarisht janë dy kandidatët për president të Barcelonës. Komisioni zgjedhor u mblodh sot dhe rezultatet e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura nga kandidatët potencialë u bënë publike. Laporta paraqiti 8.170 nënshkrime në mbështetje të tij, ndërsa komisioni miratoi 7.226 prej tyre. Nga 5.144 nënshkrimet e paraqitura nga Font, u miratuan 4.440.