• недела, 21 јули 2024
MIA Flesh

09:00/9 prill/2024

Shkup  - Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e 12-të me rend dite në të cilën janë paraparë 14 iniciativa për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë për lëndë që Gjykata i ka hapur me iniciativë të saj. Bëhet fjalë për lëndë në të cilat, siç është bëjnë të ditur nga Gjykata, kontestohen dispozita nga disa komuna, ndërsa kanë të bëjnë në interpretimin autentik të komunave për akte që vetë i sjellin.

Shkup - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit, apo kur më 9 prill të vitit 1983 u lëshua linja transballkanike Vjenë - Selanik. Në aktivitetin i cili do të mbahet sot në sallën e kinemasë tek stacioni kryesor i udhëtarëve në Shkup, siç është paralajmëruar do të ketë fjalim drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Infrastruktura Zoran Trifunovski, ndërsa do të prezantohet edhe vizioni për të ardhmen e infrastrukturës hekurudhore në vend.

Prishtinë - Bashkimi Evropian u është bashkuar thirrjeve që të gjithë qytetarët në Kosovë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që ka filluar, ndërsa serbët në katër komunat veriore që të dalin edhe në votimet e thirrura për shkarkimin e kryetarëve të komunave, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Lidhur me këtë edhe BE ka shprehur keqardhje për thirrjet që ka bërë Lista Serbe dhe përfaqësuesit tjerë të serbëve të Kosovës, për bojkotimin e votimit dhe të regjistrimit. Ndërsa Listën Serbe, BE-ja e ka ftuar që të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos marrë pjesë në votimet e thirrura për 21 prill.

Varshavë - Forca kryesore opozitare në  Poloni, partia konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), fitoi më shumë vota në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën. Nga ana tjetër, Koalicioni Qytetar Liberal (KO) në pushtet siguroi kontrollin e shumicës së këshillave rajonalë, raportojnë mediat britanike. Rezultatet përfundimtare, të shpallura dje pasdite nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve, tregojnë se partia PiS është e para me 34.27 për qind të votave, ndërsa kolaicioni KO është i dyti me 30.59 për qind. 

Kajro - Përfaqësuesi zyrtar i Hamasit, Ali Baraka në një deklaratë për mediat britanike dje ka theksuar se lëvizja e refuzon propozimin izraelit për armëpushim të paraqitur në bisedimet në Kajro. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje,  gjithashtu,  njoftoi se është konfirmuar data për fillimin e ofensivës së forcave izraelite (IDF) në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës, ku kanë ikur shumica e refugjatëve palestinezë nga pjesë të tjera të enklavës. 

Uashington - Ushtria amerikane dje bëri të ditur se ka shkatërruar sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe dronët e Huthëve jemenas në Detin e Kuq.  Komanda qendrore e Armatës amerikane në rrjetin X publikoi se ka shkatërruar sistemin kundërajror me dy raketa të gatshme për lëshim, stacioni i kontrollit dhe sistemi i dronëve. Huthët të delën njoftuan se kishin lëshuar raketa dhe dronë ndaj anijeve britanike, amerikane dhe izraelite, i cili është i fundit në një seri sulmesh ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që filluan për shkak të ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

 

 

 

Остани поврзан