• понеделник, 22 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 29 maj / 2024 

Shkup - Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Demir Kapi, 12 litra për metër katror, ​​ndërsa më së paku në Shkup dhe Vinicë, një litër për njësi sipërfaqe. Sipas të dhënave nga DPHM-ja, deri në orën 8 janë matur edhe 7 litra në Gjevgjeli, 4 në Tetovë dhe Manastir, 3 në Kriva Pallankë dhe Dojran, si dhe 2 në Kodrën e Diellit.

Prishtinë - Misioni i NATO-s në Kosovë ka kërkuar edhe një herë që autorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë protestave të Zveçanit një vit më parë, të mbahen përgjegjës. Në njëvjetorin e trazirave në Zveçan, në një kumtesë për mediat të mërkurën, KFOR-i ka thënë se sulmi ndaj pjesëtarëve të tij ishte i papranueshëm.

Beograd - Në përplasje mes një autobusit dhe një automobili, që ka ndodhur herët në mëngjes në afërsi të vendit Mali Pozharevac në Serbi, ka humbur jetën shoferi i veturës. Më shumë se 30 persona janë lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd - Një person ka humbur jetën, ndërsa 30 janë lënduar pasi ishin përplasur një  automjet dhe autobus në afërsi të Mali Pozharevac, rreth 40 kilometra në jug të Beogradit. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur janë përplasur një autobus dhe një veturë, pas çka humbi jetën shoferi i veturës.

Athinë - Një numër i madh i shkollave në Athinë sot kanë pranuar mejle me përmbajtje kërcënuese për bomba të vendosura, ndërsa sipas policisë greke, dërguesi është nga jashtë dhe synimi ndoshta është të krijoj shqetësim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediave greke, mejlat janë dërguar në të paktën 35 shkolla në pjesë të ndryshme të Athinës dhe pas tyre qëndron një rus.

Athinë - Vlerësimet se megjithatë nuk do të jetë e nevojshme të aktivizohet neni nga Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe qëndrimi se çështja nuk është dypalëshe, por evropiane, i shprehu kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin "Action 24", i cili edhe njëherë e përsëriti mesazhin se kryeministri i ri duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Stokholm - Suedia sot premtoi ndihmë ushtarake prej 13,3 miliardë krona (1,25 miliardë dollarë) për Ukrainën, derisa Kievi lufton me vonesa të vazhdueshme të ndihmës ushtarake vitale perëndimore në vitin e tretë të luftës me Rusinë.

Londër - Tre policë janë lënduar, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë kohës së protestës së mbrëmshme pro palestineze në Londër, njoftoi DPA. Protesta, e organizuar nga disa organizata, duke përfshirë Grupin e Solidaritetit të Palestinës, filloi rreth orës 18:00 sipas orës lokale dhe duheshte të përfundonte në orën 20:00, kumtoi policia.

Uashington - Më shumë se një milion shtëpi dhe objekte afariste mbrëmë mbetën pa energji elektrike në shtetin federal amerikan Teksas, për shkak të stuhive të fuqishme dhe breshrit. Në motin e ligë që para dy ditëve goditi disa pjesë të SHBA-së humbën jetën 25 persona. 

Nju-Delhi - Temperaturat në kryeqytetin e Indisë dje kanë arritur nivelin rekord 49,9 gradë Celsius, kumtuan autoritet e byrosë meteorologjike. Departamenti meteorologjik i Indisë, i cili raportoi për "kushte me valë të rënda të nxehta", i regjistroi temperaturat në dy stacione në periferinë e Delhit, Narela dhe Mungeshpur. Sinoptikët parashikojnë temperatura të ngjashme edhe sot.

Остани поврзан