• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

15:00/22 dhjetor 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale dhe se angazhimi i saj është që pagat të rriten dhe puna të vlerësohet në mënyrë të përshtatshme. Megjithatë, siç thekson ai, ata janë të bindur plotësisht se një rritje e tillë duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje të ndërsjellë midis punëtorëve dhe punëdhënësve, e arritur përmes dialogut social dhe e bazuar në mundësi reale ekonomike.

Shkup - Sot në Qeveri u nënshkruan marrëveshje për zbatimin e termocentralit fotovoltaik Bitola 3 dhe për rivitalizimin e hidrocentraleve - Faza 3, duke paralajmëruar investime strategjike në sektorin energjetik në një vlerë totale prej 97 milionë eurosh. "Në Qeveri sot u nënshkruan marrëveshje, një ngjarje që ka rëndësi dhe shkon shumë përtej aktit formal të nënshkrimit të marrëveshjeve. Në fakt, sot miratuam vendime që e formësojnë ardhmërinë e shtetit, forcojnë stabilitetin e tij dhe e përcaktojnë vizionin tonë për zhvillim ekonomik, siguri dhe sovranitet", qëndorn në kumtesën e MIA-s.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Li Jian, drejtor i përgjithshëm për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës. Duke i uruar mirëseardhje në Dhomën Ligjvënëse në emër të deputetëve, Kryetari Gashi theksoi se pavarësisht distancës gjeografike, marrëdhëniet dypalëshe mbeten të përzemërta dhe vazhdojnë të zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit dhe bashkëpunimit konstruktiv.

Shkup - Për integrimin tonë evropian, së pari nuk duhet të ketë asnjë dyshim se interesi ynë është të gjendet një zgjidhje për këtë kontest që qartë ekziston me Bullgarinë. Më inkurajon fakti që gjithnjë e më shumë vende anëtare, si dhe institucionet evropiane, zhvillojnë një vetëdije dhe deri diku edhe një kuptim për pozicionet tona. Dhe shpesh dëgjoj momentin lidhur me çështjen e parashikueshmërisë me kundër-argumentin se parashikueshmëria nuk është diçka që mund të merret me siguri përmes rrugës së integrimeve evropiane. Por, të gjithë atyre ua them se edhe rasti ynë i integrimit evropian nuk mund të matet, as të krahasohet me asnjë rast tjetër në historinë më të re, tha në konferencën e sotme për mediat ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 

Shkup - Ndërtime të objekteve energjetike me fuqi totale prej 1.265 megavat, parashikon plani vjetor për vitin 2025-të, që është rreth 1,4 miliardë euro investime, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Siç informoi Bozhinovska në brifing me gazetarët, nga këto 1.265 megavat, 15 janë hidrocentrale, 812 janë fotovoltaike, 426 janë centrale me erë dhe 11 të tjera janë për biomasë. Në fazën përfundimtare është rishikimi i të gjitha dokumenteve. 

Shkup - Opozita sot përmes komunikatave dhe deklaratave të saj, po përpiqet të manipulojë opinionin publik. Komisioni Evropian nuk ka marrë vendim për suspendimin e fondeve nga programi IPARD III, informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Shkup - Pas hapjes së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Strugë, pritet që vitin e ardhshëm të hapet edhe Konsullata jonë në Korçë, ndërsa diskutojmë edhe për lidhjet në fusha të ndryshme, fqinjësinë e mirë dhe shkëmbimin e projekteve të ndryshme, theksoi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski me homologen e tij shqiptare, gjegjësisht ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare. 

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski në takimin e sotëm vjetor me atashetë e akredituar të mbrojtjes njoftoi se viti 2026 do të jetë vit i modernizimit të përshpejtuar dhe forcimit të ndjeshëm të kapaciteteve mbrojtëse. Ai vlerësoi se Armata ka përparuar me ritëm të përshpejtuar në ndërveprim, trajnim dhe pajisje gjatë vitit të kaluar dhe se vendi po hyn në një periudhë me qëllime të përcaktuara qartë, financim të qëndrueshëm dhe investime të rritura në projekte kyçe.

Shkup - Anita Topolova-Misajlovska është zgjedhur për ushtrues detyre të prokurorit publik shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi u mor unanimisht në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Topolova-Misajlovska zëvendëson Lupço Kocevskin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme më 17 dhjetor, pas së cilës Kuvendit të njëjtën ditë e konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij.

 

Shkup – Ambasadorja Anxhela Ageler është ndër diplomatët nga karriera që janë revokuar si pjesë e vendimit të fundit të Presidentit Donald Tramp që përfshin ndryshimin e rreth 30 ambasadorëve të SHBA-së. “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Ageler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të pandërprerë dhe efektiv që i jep përparësi misionit të SHBA-së dhe marrëdhënieve tona diplomatike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës për MIA-n. 

Tetovë - Para ndërtesës administrative të Spitalit klinik Tetovë sot protestuan një pjesë e njerëzve të cilët me vite kanë punuar në institucion me kontratë në vepër, ndërkaq nuk kanë marrë vendim për punësim të përhershëm. Ata akuzojnë se në vendin e tyre është pranuar kuadër i jashtëm.

Shkup - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 30 metra ka në aksin rrugor Dibër - Strugë, nga 25 deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre - Kodra e Diellit dhe nga 100 deri në 150 metra në aksin rrugor Tetovë - Gostivar. Siç informojnë nga LAMM, Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Nga nesër deri në fund të ditës dhe në dy ditët e ardhshme, nën ndikimin e një vale të re ajri të lagësht, në vend do të ketë reshje të herëpashershme lokale, të cilat do të jenë më të bollshme. Sinoptikanët paralajmërojnë se në vende të caktuara mund të bien mbi 25 litra për metër katror brenda 24 orëve.

Tiranë - Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) konfirmon se popullsia e Shqipërisë është e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë ndërmjet qytetarëve të cilët jetojnë në vend dhe atyre të cilët jetojnë jashtë vendit. Në vitin 2025, sipas një studimi të Institutit të Statistikave, numri i diasporës së re që është larguar që nga viti 1990 deri më tani vlerësohet në 2.256.346 qytetarë ose rreth 49 për qind nga numri i përgjithshëm i qytetarëve, ndërsa sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, në Shqipëri ka 2.402.113 banorë, publikoi Top çanel.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot vendosi të vazhdojë masat restriktive të vendosura për shkak të "veprimeve të vazhdueshme të Federatës ruse me të cilat destabilizojnë situatën në Ukrainë" për gjashtë muaj të tjera, deri më 31 korrik të vitit 2026. Kjo pako masash ekonomike për herë të parë u vendos në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, pas çka u zgjerua ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 si përgjigje e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Moskë - Kremlini sot kumtoi se agjencitë e inteligjencës amerikane gabohen kur besojnë se presidenti rus Vlladimir Putin dëshiron të marrë kontrollin e të gjithë Ukrainës dhe pjesëve të Evropës që dikur ishin pjesë e ish Bashkimit Sovjetik. Mediat britanike javën e kaluar publikuan, duke cituar gjashtë burime anonime, se raportet e inteligjencës amerikane vazhdojnë të paralajmërojnë se Putini nuk është dorëzuar nga qëllimi i tij për të pushtuar të gjithë Ukrainën dhe për të marrë nën kontroll pjesë të Evropës që dikur ishin pjesë e ish-bllokut sovjetik. 

Kopenhag - Ministri i Punëve të Jashtme danez, Lars Loke Rasmusen, sot deklaroi se vendi i tij këmbëngul që të gjithë, duke përfshirë dhe SHBA-në, të respektojnë "integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës". Deklarata e Rasmusen është në përgjigje të njoftimit të presidentit amerikan Donald Tramp për emërimin e guvernatorit të Luizijanës, Xhef Lendri, si të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Grenlandën.

Xhakarta - Indonezia sot ka 127 vullkane aktive, ndërsa rreth 15 milionë njerëz jetojnë në gjendje gatishmërie për shkak të mundësisë së shpërthimeve, njoftoi Agjencia gjeologjike pranë Ministrisë indoneziane të Energjisë dhe Burimeve Minerale. Drejtuesi i Qendrës për vullkanologji dhe zbutjen e rreziqeve gjeologjike pranë Agjencisë gjeologjike, Prijatin Hadi Vixhaja, theksoi se gjatë këtij viti 2025, deri në mesin e dhjetorit, ka pasur tre vullkane me statusin e nivelit 3.

Остани поврзан