• понеделник, 23 март 2026
MIA Flesh

9:00/ 3 mars/ 2026

Shkup - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Nikoqir do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas çka do të vijojë tet-a-tet takim dhe mbledhje plenare të delegacionit të Maqeodnisë dhe atij të NATO-s. Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas çka do të mbajë fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse. Rute do ta vizitojë edhe kazermën "Ilinden", ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Aramatës dhe një pjese të pajsijes së kësaj njësie.

Shkup - Për shkak të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, sot në zonën qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të trafikut. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet Aktiviteti edukativ "KAM QËNDRIM" për nxënës të shkollave të mesme. Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, pjesëmarrës të aktivitetit edukativ do të jenë nxënësit nga SHFK "Rade Jovçevski Korçagin" - Shkup.  Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!“ paraqet simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shkup– Ndërprerje afatshkurtra dhe presion të ulur të ujit sot dhe deri më 6 mars ndërmjet orës 8 dhe 13 do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Bojanë, në Komunën Saraj.  Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerjet afatshkurtra të furnizimit me ujë do të jenë për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të rezervuarit Bojanë. 

Shkup – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.  Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë. 

Riad – Dy dronë e goditën ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit Riad, sipas informacioneve preliminare të publikuara sot në mëngjes nga autoritetet. Ambasada amerikane i porositi qytetarët e saj që menjëherë të gjejnë strehim dhe ta shmangin ambasadën deri në njoftimin shtesë për shkak të sulmit ndaj objektit. Gjithashtu, ishte dhënë njoftim për strehim në Xhedë dhe Dahran dhe ishte kufizuar çdo udhëtim i cili nuk është i patjetërsueshëm deri në objektet e rajonit.  Siç bëri të ditur DPA, në ambasadë ka shpërthyer “zjarr i kufizuar”, duke shkaktuar dëm më të vogël material, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite në X. Rrethanat e sakta të incidentit për momentin janë të paqarta. 

Uashington – Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se sulmet e Uashingtonit ndaj Iranit janë masë proaktive për ta mbrojtur SHBA-në nga një "kërcënim i afërt". "Absolutisht ekzistonte një kërcënim i afërt dhe ajo ishte se ne e dinim se nëse Irani sulmohej dhe besojmë se do të sulmohej, ata do të vinin menjëherë pas nesh", u tha Rubio gazetarëve në Uashington. SHBA nuk donin të qëndronin duarkryq dhe të merrnin një goditje përpara se të mund të hakmerreshin, shtoi ai.

Dubai - Një bazë ajrore në afërsi të Dubait, të cilën e përdorin forcat australiane, është goditur nga një dron, deklaroi mëngjesin e sotëm ministri australian i Mbrojtjes, Riçard Marls.  Selia operative e Australisë, baza ajrore "Al Minhad", u godit të shtunën, deklaroi Marls para gazetarëve. "Të gjithë australianët të cilët janë atje janë të sigurt dhe të evidentuar. Nuk ka australianë të lënduar", tha ai. "Australia ka më shumë se 100 anëtarë të personelit në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa shumica janë të stacionuar në Emiratet e Bashkuara Arabe", deklaroi Marls.

Uashington– Nënpresidenti amerikan Xh.D. Vens në intervistën për Foks njuz të publikuar dje, tha se “në botë të përkryer” SHBA-ja do ta përshëndeste liderin në Teheran i cili është i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin. Por, qëllimi kryesor i Trampit, tha ai, është të sigurojë se Irani asnjëherë nuk do të pasurohet me armë bërthamore, pa marrë parasysh atë se kush është në pushtet.  “Çka do që të ndodhë me regjimin në njërën ose formën tjetër, është në krahasim me qëllimin primar të presidentit këtu, ndërsa kjo është që të sigurohet se regjimi terrorist iranian nuk do të ndërtojë bombë bërthamore”, tha ai.  "Padyshim, unë dhe presidenti do të preferonim që ju të kishit një regjim miqësor në Iran... por në thelb, për sa kohë që arrijmë qëllimin e presidentit për ta bërë të qartë se Irani nuk mund ta ndërtojë bombën, mendoj se presidenti do të jetë i kënaqur me rezultatin."

Teheran– Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi tha sot se komentet e bëra disa orë më parë nga Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, treguan se SHBA “ka hyrë në një luftë që e zgjodhi vetë në emër të Izraelit”. Rubio deklaroi mbrëmë se sulmet e Uashingtonit ndaj Iranit janë një masë proaktive në mbrojtje të SHBA-së para një “kërcënimi të pashmangshëm”. "E dinim se do të kishte aksion izraelit. Ne e dinim se kjo do të shkaktonte një sulm ndaj forcave amerikane dhe e dinim se nëse nuk do t'i ndiqnim paraprakisht përpara se të nisnin ato sulme, do të pësonim viktima më të mëdha", ka thënë Rubio duke shtuar: "Kjo duhej të ndodhte, sido që të ishte".

Tel Aviv – Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) njoftuan se sot në mëngjes po “shkaktojnë goditje të njëkohshme" ndaj caqeve kryesore në Iran dhe Liban – Teheran dhe Bejrut.  Sulmet janë të drejtuara ndaj objekteve ushtarake të Iranit dhe të grupit libanez shiit Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani, saktësoi IDF.  "Armata aktualisht po kryen sulme të njëkohshme në Teheran dhe Bejrut. Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer sulme të synuara ndaj objekteve ushtarake të regjimit terrorist iranian dhe organizatës terroriste Hezbollah", thuhet në kumtesën e armatës izraelite të postuar në rrjetet sociale.

Uashington– Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se SHBA do të përgjigjet ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin e Arabisë Saudite - Riad i cili ndodhi mbrëmë. Ministria saudite e Mbrojtjes njoftoi më parë se ambasada amerikane në Riad u godit nga dy dronë të cilat shkaktuan një zjarr "të kufizuar" dhe dëme të vogla materiale. Televizioni “Foks njuz” raportoi se ambasada ishte bosh gjatë sulmit nga dronë iranianë dhe nuk pati të lënduar.

Madrid - Reali i Madridit mbrëmë humbi nga Hetafe me rezultatin 0:1 si vendas në xhiron e 26-të të Kampionatit spanjoll. Golin e vetëm e shënoi uruguaiani Martin Satriano në minutn e 39-të. Ndërkaq, në minutën 90+5, mesfushori Franko Mastantuono u përjashtua nga loja me karton të drejtpërdrejtë të kuq. Dy minuta më vonë, gjyqtari e përjashtoi edhe sulmuesin e mysafirëve, Adriano Liso me kartonin e dytë të verdhë. Reali i Madridit me 60 pikë pas 26 ndeshjeve është i dyti në tabelë në La Liga, ndërsa Hetafe me 32 pikë nga 26 ndeshje tani është në vendin e 11-të. Lider është Barcelona me 64 pikë.

Остани поврзан