MIA Flesh
- – Me shumë vëmendje i ndjekim procedurat në Kuvend dhe deklaratat lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, theksoi sot ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në Qendrën e Stërvitjeve të MPB-së në Idrizovë në solemnitetin me rastin e dorëzimit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Akademive të Policisë për Standarde dhe Stërvitje (IADLEST). Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë si i komenton interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Ageler theksoi se nuk mund t’i komentojë, por, siç tha, më e rëndësishme nga të gjitha është procesi që ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente.

15:00/ 13 mars/ 2025
Shkup – Me shumë vëmendje i ndjekim procedurat në Kuvend dhe deklaratat lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, theksoi sot ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në Qendrën e Stërvitjeve të MPB-së në Idrizovë në solemnitetin me rastin e dorëzimit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Akademive të Policisë për Standarde dhe Stërvitje (IADLEST). Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë si i komenton interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Ageler theksoi se nuk mund t’i komentojë, por, siç tha, më e rëndësishme nga të gjitha është procesi që ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente.
Shkup – Me keqardhje konstatojmë se fqinji ynë përsëri po bën përpjekje që përgjegjësinë për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre ndërkombëtare t’ia transferojë shtetit tonë, thekson Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në reagimin e djeshëm të MPJ-së bullgare për deklaratat e kryeministrit Hristian Mickoski. Theksohet se autoritetet në Maqedoninë e Veriut fuqishëm angazhohen për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut të barabartë, sjelljes me përgjegjësi, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Shkup - Mandati gjashtëvjeçar i tre prej pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët Kuvendi ju dha mosbesim përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në 2026 dhe një anëtari tjetër në 2027. Kuvendi në seancën e 11 marsit të këtij viti votoi mosbesimin për anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur në Kuvend – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi, Tanja Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa. Mandati i tre anëtarëve të Këshillit skadon këtë vit. Me herët përfundon mandati për dy që zgjidhen me propozim të presidentit të shtetit. Në korrik të këtij viti përfundon mandati i Milazim Mustafës i cili u zgjodh në korrik 2019, ndërsa Vesna Damevës e cila u zgjodh në dhjetor 2019, mandati i përfundon në dhjetor. Deri në fund të këtij viti përfundon edhe mandati i Selim Ademit i zgjedhur në dhjetor 2019.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot ishte nikoqir i delegacionit diplomatik nga Turqia në kuadër të takimit për shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian. Siç bëri të ditur Ministria e Çështjeve Evropiane, në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Murtezani theksoi se bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut, posaçërisht në drejtim të përforcimit institucional, harmonizimit me standardet evropiane dhe përmirësimit të kapaciteteve për menaxhimin e fondeve evropiane.
Shkup - Institucionet shtetërore për dy vjet, në vitin 2023 dhe vitin 2024, kanë blerë automjete të reja duke shpenzuar 8,5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me lizing. Mes tyre janë 45 automjetet qeveritare, secila me vlerë prej 50 mijë eurosh, të dhëna me qira apo në lizing për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë, tregojnë rezultatet e investigimit të publikuar sot nga Qendra e Komunikimit Civil për prokurimin e automjeteve nga institucionet shtetërore në vitet 2023 dhe 2024 dhe bazës së hapur të të dhënave të kontratave për prokurimin publik të automjeteve. Ky investigim zbulon se automjeti më i shtrenjtë i prokuruar, me vlerë prej 55 mijë eurosh, i takon Komunës së Shuto Orizarit, ndërsa Komuna e Prilepit e ka prokuruar dhe më pas e ka zgjidhur kontratën për një automjet me vlerë prej 63 mijë eurosh.
Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një banori 49-vjeçar nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka shkaktuar rrezik nga zjarri në afërsi të Katllanovës. "Më 11 mars, në zonën e fshatit Katllanovë ku ka qenë i punësuar si bari, i dyshuari, edhe pse e dinte se ekzistonte rreziku real për të shkaktuar rrezik, ka ndezur një zjarr që është përhapur nga era, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe prej 4.7 hektarësh, pjesë e së cilës ishte pyll dushku dhe bimësi e ulët. Nga zjarri janë shkaktuar dëme prej rreth 196.000 denarëve", njoftoi sot Prokuroria.
Shkup - Viktimat e dhunës seksuale, por edhe institucionet, fatkeqësisht nuk janë në dijeni të ekzistencës së Qendrave për asistencë dhe mbështetje për viktima të tilla, edhe pse ato Qendra janë krijuar në tre qytete në vitin 2018. Do të përmirësohet procedura për Qendrat e viktimave të dhunës seksuale, u njoftua sot në mbledhjen e Grupit të punës që u formua në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Rrjetin kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje “Zëri kundër dhunës”. Qendra të tilla janë themeluar në vitin 2018, ekzistojnë në tri qytete të vendit, në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, dhe janë në kuadër të spitaleve të përgjithshme në të dy qytetet dhe në kuadër të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.
Shkup - Në thirrjen e dytë publike për komuna deri më tani janë dorëzuar rreth 400 projekte nga 51 komuna, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. "Situata atje tani për tani është e shkëlqyer. Më shumë se 338-340 projekte kanë mbërritur nga 51 komuna. Presim që ky numër të kalojë 400, pse jo edhe 450. Në thirrjen e parë kemi pasur projekte në vlerë të përgjithshme prej 72 milionë euro, duke përjashtuar ato fonde që kanë kaluar përmes Ministrisë së Transporteve. Tani kemi 15 miliardë denarë, 250 milionë euro. Të gjithë jemi të pranishëm në ndonjë projekt të ri", tha Mickoski. Ai ftoi mediat të shtunën në Studeniçan për të marrë pjesë, siç tha ai, në një projekt madhor.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se investimet në arsim janë në mesin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Për momentin, siç tha, po ndërtohen shtatë shkolla, ndërsa po vijon edhe rikonstruimi i disa institucioneve arsimore. "Investimet në arsim janë një zë i rëndësishëm për ne. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të bëjmë një rivlerësim të projekteve që kanë të bëjnë me ndërtesat e fakulteteve FINKI dhe FFK. Pres që këtë vit të shpallet ai tender, si dhe ai për kampusin Nënë Terezë”, tha kryeministri. Mickoski theksoi edhe se deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova e ka informuar për gatishmërinë e kompanisë me përgjegjësi shoqërore që ta financojë rikonstruimin e gjimnazit "Kiril Pejçinoviq".
Shkup - Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk parashikon kurrfarë mundësie për shkarrkimin e gjyqtarit kushtetues nga ana e pushtetit ligjvënës, as atij ekzekutiv, informoi Gjykata kushtetuese, lidhur me të a.q. interpelanca e gjyqtarëve kushtetues. "Gjykata kushtetuese si organ i Republikës, i cili i mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushtetit. Kushtetutbërësi e vendosi Gjykatën Kushtetuese mbi tre pushtetet, sepse ajo është kontrolluese e veprimeve dhe akteve të tyre. Autonomia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjyqtarëve kushtetues kanë garancinë më të fuqishme kushtetuese", thuhet në qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese.
Shkup- Agjenda reformuese dhe Plani i rritjes janë mundësi për transformimin e sektorit privat në vendin tonë. Idetë dhe mendimet tuaja janë kyçe në këtë periudhë transformimi. Atëherë, le të punojmë së bashku që Agjenda Reformuese të shndërrohet në rritje të vërtetë dhe të qëndrueshme për bizneset në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani. Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani kishte fjalën e tij hyrëse në punëtorinë e titulluar "Orientimi drejt së ardhmes: Mundësi dhe sfida biznesi në kuadër të Agjendës Reformuese për Ballkanin Perëndimor 2024-2027".
Shkup - Unë do t'i referohem të drejtës ndërkombëtare, Konventës për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe këtu nuk mund t'i shmangem komentimit për të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari, që bazohet në 14 aktgjykime të Gjykatës për të drejtat e njeriut për ta realizuar dhe këtu duhet ne të gjithë si qytetarë të mbështesim komunitein maqedonas në Bullgari, i cili fatkeqësisht në shekullin 21, në një shtet anëtar të BE-së, nuk mund ta realizojë atë të drejtë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me punët e brendshme, ajo bazohet vetëm në Rezolutën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e cila është ratifikuar edhe nga fqinji ynë lindor dhe partneri ynë në NATO, tha kryeministri Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për komentin pas reagimit të MPJ-së së Bullgarisë në deklaratën e djeshme të tij për bllokimin e Bullgarisë për anëtarësimin në BE.
Shkup - Qeveria do të mbështesë marrëveshjen për pagën minimale ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke shtuar se në gjysmën e dytë të marsit mund të mbahet mbledhja e re e Këshillit Ekonomiko-Social. "Dhe çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si Qeveri do ta mbështesim. Propozimin, të cilin e kam dëgjuar nga një përfaqësues i punëtorëve, konkretisht nga kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, dallon nga propozimi i disa muajve më parë, kur u zgjodh kjo Qeveri. Nuk pritën asnjë javë që ajo të zgjidhej dhe të dilnin me propozimin për pagën minimale prej 400 euro. Tani që e kanë parë që ligjërisht do të arrijmë 400 euro, kërkohet pagë minimale prej 500 euro. Ja unë them që as 500 euro nuk mjaftojnë, ndoshta duhen 1000, ndoshta duhen 2000 dhe nuk kam asnjë dilemë këtu. Unë jam absolutisht punëtor si të gjithë punëtorët e tjerë dhe dëshiroj që të gjithë të kemi paga më të larta”, tha Mickoski.
Shkup - Tenori dhe dirigjenti i njohur spanjoll Plasido Domingo, i cili nesër do të mbajë koncert në arenën "Boris Trajkovski", dje ka mbërritur në Shkup. Pa asnjë minutë pushim, maestroja e njohur është nisur nga aeroporti drejt Operës dhe Baletit Kombëtar, ku ka zhvilluar provën e parë së bashku me orkestrën e OBK, njoftojnë organizatorët e koncertit.
Tiranë - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në paraburgim pasi Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit refuzoi kërkesën për masë më të butë. Gjykata e mori vendimin mëngjesin e sotëm pas dy ditësh seanca shumëorëshe, gjatë të cilave avokatët e Veliajt sqaruan se nuk kishte rrezik arratisjeje dhe nuk kishte mundësi dëmtimi të provave, duke ofruar garanci financiare. Por prokurorët kujtuan se Veliaj është nën hetim për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe hodhën poshtë akuzat e avokatëve për arrestimin e tij, raportojnë mediat shqiptare.
Tiranë - Eurokomisarja për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Marta Kos, sot po qëndron në Shqipëri, që është vizita e saj e parë në këtë vend pas zgjedhjes në funksion, ndërsa përveç takimeve do të marrë pjesë edhe në konferencën për zgjerimin e Bashkimit Evropian e cila do të mbahet në Kolexhin Evropian. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama mbajtën konferencë të përbashkët për media në të cilën porositi se udhëtimi i vendit drejt BE-së, është i sigurt dhe i vërtetë dhe se Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE-së, sepse është "kampion për bashkëpunimin rajonal".
Beograd- Agjencia e lajmeve Frans pres vlerëson se në Serbi po rritet tensioni para një proteste të re që të shtunën mund të sjellë dhjetëra mijëra demonstrues në Beograd, të cilët presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i akuzon prej më parë se po përgatasin dhunë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë. Policia, e cila deri më tani ka qenë diskrete ose ka munguar në marshimet protestuese, tani është e dukshme, duke veshur helmeta dhe pajisje për të shpërndarë demonstratat, të cilat, sipas AFP-së, janë paqësore dhe masive dhe po mbahen pas rrënimit të konstruksionit nga betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur humbën jetën 15 persona. AFP-ja shkruan dhe se mbështetësit e Vuçiqit kanë vendosur kamp para Presidencës.
Bruksel - Prokuroria Publike Belge zbaton hetim për dyshimet se lobistët e kompanisë kineze "Huavej" u kanë dhënë ryshfet rreth 15 eurodeputetëve, shkruan gazeta e Brukselit "Soar". Sipas burimeve në Prokurorinë Publike, pas hetimit disa muajsh janë arrestuar disa lobistë të "Huavej", ndërsa herët në mëngjes, qindra anëtarë të policisë federale belge kanë kryer bastisje në 21 lokacione në të gjithë Belgjikën. Gjithashtu, si pjesë e hetimit, bastisje është kryer edhe në Portugali. Gazeta thekson se policia ka bastisur shtëpi dhe zyra të personave, që punonin ose punojnë ende si lobistë për kompaninë kineze të telekomunikacionit.
Varshavë - Qeveria polake e kryeministrit Donald Tusk në parim mbështeti apelin e sotëm të presidentit polak Andzhej Duda që SHBA të vendos armë bërthamore në Poloni, por ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Tomas Shemonjak e paralajmëroi presidentin që të mos e bëjë këtë përmes mediave sepse rrezikon të refuzohet sërish. "Nuk ka asgjë më të keqe se sa të shpallësh një ide koherente, e më pas të marrim një përgjigje tre ditë më vonë se nuk bëhet fjalë. Sepse kjo thjesht dobëson pozicionin tonë. Çështje të tilla rregullohen në kabinet dhe kur jemi të sigurt se ka një mënyrë për ta arritur atë", deklaroi Shemonjak për televizionin privat polak TVN24.
Bruksel - Bashkimi Evropian po e përgatit paketën e 17-të të sanksioneve të lidhura me pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe me përkushtim po punon në arritjen e objektivit për dobësimin e Rusisë, paralajmëroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper. "Sanksionet kundër Rusisë funksionojnë. Ata e minojnë ekonominë ruse dhe pikërisht këtë dëshirojmë ta arrijmë. Dëshirojmë të bëjmë që pushtuesi rus të jetë i dobët, ndërsa Ukraina e fuqishme. Për këtë shkak, kemi pasur 16 paketa sanksionesh, të cilat janë miratuar njëzëri, e tani punojmë për të 17-tën", tha Hiper.
Moskë - Ndihmësi i presidentit rus Vlladimir Putin për çështje ndërkombëtare, Jurij Ushakov, sot deklaroi se armëpushimi i propozuar 30 ditor "nuk është asgjë më shumë se një pushim i përkohshëm për armatën ukrainase". "Rusia kërkon zgjidhje afatgjate paqësore të konfliktit në Ukrainë, që do t'i marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e Moskës", tha Ushakov. Ai potencoi se përfaqësuesit e SHBA-së kuptojnë se në kontekst të një zgjidhjeje paqësore nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm telefonik me homologun e tij amerikan, Majk Uolc.
Bruksel- Bashkimi Evropian është i gatshëm të reagojë në çdo vendim të mundshëm të SHBA-së lidhur me tarifat, për çka po përgatitet më shumë se një vit, porositi sot zëdhënësi i Komisioni Evropian për sigurinë ekonomike, tregtinë, shërbimet financiare dhe doganat, Ollof Gill. "Shprehim keqardhje të thellë që dje (SHBA-ja) ka vendosur dogana për importin e çelikut dhe aluminiumit dhe të njëjtën ndjenjë do ta kemi edhe për masat e tilla të ardhshme. I bëjmë thirrje SHBA-së që t'i heqin tarifat e vendosura dje. Dëshirojmë të negociojmë për të shmangur tarifa në të ardhmen", tha Gill.
Uashington - Shumica e amerikanëve besojnë se presidenti Donald Tramp po tregohet shumë "i pandershëm" në përpjekjet e tij për të tronditur ekonominë amerikane, tregon sondazhi i ri i Rojters/Ipsos. Anketa përfshiu 1,422 persona të rritur në mbarë SHBA-në dhe kishte një diferencë gabimi për të gjithë të anketuarit prej tre për qind pikë. Rreth 57 për qind e të anketuarve, duke përfshirë çdo të tretin republikan, besojnë se lëvizjet e Trampit në ekonomi janë shumë të paqëndrueshme. Në vend të kësaj, amerikanët duan që Trampi të fokusohet në luftimin e çmimeve të larta, megjithëse ka shqetësime në rritje se politikat e tij do të rriten në vend që të ulin kostot, tregojnë hulumtimet.