• сабота, 05 октомври 2024

MF: "Fiç" i konfirmoi politikat kredibile dhe konsistente të vendit, është ruajtur rejtingu kredfitor BB+ me pikëpamje stabile

MF:

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Agjencia kreditore "Fiç" në raportin më të ri për vendin e konfirmoi rejtingun kreditor "BB+" me pikëpamje stabile. Kjo sipas agjencisë "Fiç" i referohet politikave kredibile dhe konsistente makroekonomike të mbështetura nga politika shumëvjeçare e kursit fiks devizor, treguesve më të mirë në menaxhim nga vendet me performansa të ngjashme ekonomike, si dhe reformat në afat të mesëm lidhur me eurointegrimin, kumtoi Ministria e Financave.

Agjencia, siç ceket në kumtesë, pret rritje të ekonomisë në vitet në vijim mesatarisht prej 3,5%, ndërkaq zbatimi i strategjisë kredibile afatmesme fiskale me ulje graduale të deficitit buxhetor të jetë faktor kyç për stabilizim të borxhit. Pret ulje të matur të deficitit buxhetor në nivel prej 3,5% në vitin 2026. Uljen e bazoi në pritjet për t'u normalizuar borxhet e tjera, për shkak të të cilave me ribalancin deficiti ishte reviduar.

"'Fiç' si hallkë të rëndësishme të politkës fiskale e ceki luftën me ekonominë gri përmes digjitalizimit të proceseve, me ç'rast është notuar qëllimi i Qeverisë për vendosje të faturës elektronike", thonë nga Ministria e Financave.

Borxhim sipas agjencisë "Fiç" do të lëvizë mbi limitin e caktuar në pajtim me Ligjin për buxhet. Në raport ceket se do të realizohet kredi prej 500 milionë eurove nga Hungaria me norma më të ulëta të interesit nga ato në tregjet ndërkombëtare, me qëllim që të mbulohen nevojat buxhetore. Në periudhën 2025-2026 presin vëllim më të madh të detyrimit vendor në tregun vendor, shoqëruar me kredi të volitshme, prëfshirë nga Banka botërore dhe BERZH-i. Konsiderojnë se mjetet nga Linja për kujdes dje likuiditet nga FMN-ja të cialt ishin miratuar dhe paraqisnin rezerva nuk do të shfrytëzohen.

Rritja sipas "Fiç" do të nxitet nga realizimi i investimeve, posaçërisht atyre infrastrukturore në Korridoret 8 dhe 10d. Ndikim pozitiv, gjithashtu do të ketë mbështetja që RMV e merr nga BE-ja, si pjesë e procesit eurointegrues.

"Rejtingu i ruajtur kreditor është konfirmim i politikave të Qeverisë së re në drejtim të konsolidimit aktiv fiskal dhe stabilizimit të financave publike, të cilat do të propozihen në periudhën në vijim me Strategjinë e miratuar fiskale, Strategjinë për menaxhim me borxhin publike dhe Buxhetin për vitin 2025, e cila është fazë të prëgatitjes", ceket në kumtesë.

Agjencia kreditore "Fiç" dy herë në vit publikon raporte për rejtingun kreditor të vendit. Në prill gjithashtu ishte konfirmuar rejtingu i vendit "BB+" me pikëpamje stabile. Rejtingu kreditor "BB+" me pikëpamje stabile mirëmbahet prej vitit 2019.

Rejtingu kreditor i vendit, ndërkaq njëherit edhe politikat që i zbaton, i vlerëson edhe Agjencia kreditore "Standard dhe purs" dy herë në vit.

Rejtingu kreditor të cilin e përgatisin agjencitë për rejting kreditor e tregon shkallën e rrezikut nga investimi dhe është një rpej indikatorëve kyç të cilin investuesit potencial e marrin parasysh gjatë sjelljes së vendimeve të tyre. ab/

Foto: МIА arkivi

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан