Mexhiti: Opozita në mungesë të idesë e platformës, merren vetëm me shpifje
- Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka komentuar kritikat e opozitës drejtuar Qeverisë. Mexhiti tha se në mungesë të idesë, platformës dhe programit, nga opozita e tanishme nuk pritet asgjë tjetër përveç se të dalin në konferencë për të akuzuar për situatën që e kanë lënë ata.

Shkup, 12 shkurt 2025
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka komentuar kritikat e opozitës drejtuar Qeverisë. Mexhiti tha se në mungesë të idesë, platformës dhe programit, nga opozita e tanishme nuk pritet asgjë tjetër përveç se të dalin në konferencë për të akuzuar për situatën që e kanë lënë ata.
“Ne kemi trashëguar gjendjen në institucione siç është Mbrojtja, Kultura apo për ligjet gjysmake siç janë për përfaqësimin e drejtë apo për përdorimin e gjuhës. Pra mundohen me gjysmë të vërteta të mashtrojnë elektoratin që të mos i ikë. Fillimisht thanë se do të kthehen për një muaj, pastaj për tre, gjashtë dhe tash është ajo tjetra një infuzion për anëtarin e vet që thonë se do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Pasi VLEN-i është mbi Frontin Europian, dhe në zgjedhje lokale do të bëhet dallimi edhe më i madh. Këtë e shoh vetëm një mjegull te Fronti Europian për të mos i ikur anëtarësia”, nënvizoi Mexhiti i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Alsat M.
Siç tha Mexhiti, gjatë strukturimit të LD-së por edhe subjekteve tjera të VLEN-it, po shpërthen çdo ditë brenda BDI-së dhe anëtarësia e sinqertë e cila nuk është e njollosur po i bashkohet LD-së dhe VLEN-it. Sipas tij, kjo i bënë që BDI të mos ndihet komfortë dhe shpresat i kanë diku tjetër.
“Nuk shoh asnjë arsyeje të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundoi Mexhiti.
Lëvizja Demokratike
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.