Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin
- Shkupi dhe mbarë komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut janë në zi pas ndarjes nga jeta të hafëz Sadudin Sulejmanit, një prej figurave më të shquara të fesë islame në vend.

Shkup, 19 shkurt 2025
Shkupi dhe mbarë komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut janë në zi pas ndarjes nga jeta të hafëz Sadudin Sulejmanit, një prej figurave më të shquara të fesë islame në vend.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe gjithë besimtarët myslimanë, duke e cilësuar Sulejmanin si një emblemë të jetës fetare islame dhe një krenari për Shkupin me sukseset e tij në garat ndërkombëtare të recitimit të Kuranit.
“Sot ndahemi nga një zë i mrekullueshëm dhe një personalitet i qëndrueshëm, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë,” theksoi Izet Mexhiti.
Izet Mexhiti - zëvendëskryeministri i parë
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.