• четврток, 20 февруари 2025

Mexhiti: Ahmeti është në kontakt të vazhdueshëm me Grubin

Mexhiti: Ahmeti është në kontakt të vazhdueshëm me Grubin

Shkup, 19 shkurt 2025 

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi” deklaroi se paraardhësi i tij Artan Grubi, i cili është në arrati nga drejtësia në vend, është në kontakt të vazhdueshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kjo, sipas tij, vërehet nga mënyra se si funksionojnë partia dhe mediat e afërta me të.

“Flitet se është në Shqipëri”. Mendoj se është në kontakt të vazhdueshëm me liderin dhe kryesinë e BDI-së. E shoh, ende gjithçka është nën ndikimin e tij. Kjo shihet edhe në media, në portale dhe në komunikatat. Ai është larguar, por pasojat e tij janë të dukshme dhe të pariparueshme”, tha Mexhiti.

Lëvizja Demokratike 

______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан