• сабота, 22 февруари 2025

Mes viktimave të rrëzimit të aeroplanit në Uashington edhe dy shtetas kinezë

Mes viktimave të rrëzimit të aeroplanit në Uashington edhe dy shtetas kinezë

 Uashington, 31 janar 2025 (MIA) - Ambasada kineze në SHBA njoftoi se dy shtetas kinezë janë në mesin e viktimave në përplasjen e aeroplanit me një helikopter në Uashington, në afërsi të aeroportit kombëtar Ronald Regan.

Ambasada kineze bëri të ditur se ndjen keqardhje të thellë për të gjitha viktimat dhe shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e tyre, raportoi Ksinhua. 

 Ambasada i kërkoi palës amerikane që t'i përcaktojë të gjitha detajet për incidentin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës dhe formalisht ta njoftojë palën kineze, si dhe t'u japë ndihmë familjeve të viktimave për përballimin e pasojave.

Në kumtesë theksohet se ambasada do të ofrojë gjithashtu mbrojtje dhe ndihmë konsullore brenda juridiksionit të saj. 

 Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Transportit amerikan konfirmoi se edhe kutitë e zeza të lidhura me regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinës së pilotit janë gjetur nga rrënojat e aeroplanit në lumin Potomak.

Presidenti amerikan Donald Tramp dje para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se askush nuk i mbijetoi përplasjes që përfshinte një aeroplan pasagjerësh të "Amerikan erlajns" nga Viçita, Kanzas, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, dhe një helikopter ushtarak "Blek Hok", me tre ushtarë të armatës amerikane. 

 Deri më tani janë gjetur të paktën 40 trupa.

Foto: EPA 

 

Остани поврзан