Mersie: Letra e hapur e Kosit për ngjarjet në Serbinuk është mesazh ndaj studentëve
- Letra e hapur e eurokomisares për zgjerim Marta Kos për ngjarjet në Serbi nuk është mesazh i drejtpërdrejtë ndaj studentëve, por sqarim i përgjithshëm që do të thotë aderim ndaj BE-së, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për Zgjerim, Partneritetit Ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie.

Bruksel, 6 shkurt (MIA) - Letra e hapur e eurokomisares për zgjerim Marta Kos për ngjarjet në Serbi nuk është mesazh i drejtpërdrejtë ndaj studentëve, por sqarim i përgjithshëm që do të thotë aderim ndaj BE-së, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për Zgjerim, Partneritetit Ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie.
"Në të janë theksuar qëndrimet për situatën polirike. Eurokomisarja Kos e thekson rëndësinë e lirisë së grumbullimit si vlerë fundamentale të projektit të përbashkët evropian, i cili duhet të respektohet", deklaroi Mersie.
Ai theksoi se Kos në letër thekson se edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen theksoi se mbështteja e progresit të Serbisë në rrugën evropian dhe inkuadrimin e saj drejt Bashkimit Evropian mbeten porioritet i BE-së, si dhe procesi i aderimit ndaj bllokut kërkon orvatje intensive nga shoqëria e përgjithshme dhe ai duhet të jetë projekt nacional, në të cilin punojnë të gjithë.
Lidhur me hapjen e tre kapitujve të rinj nga Klasteri i tretë i negociatave për anëtarësim të Serbisë, Mersie theksoi se Unioni mbetet në qëndrimin e konfirmuar në Samitin e dhjetorit të bllokut, se që të ndodh ajo Beogradi duhet të arrijë progres thelbësor në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe në harmonozimin me politikën e jashtme të BE-së. mb/
Foto: MIA