Merc në një deklaratë për Dojçe Vele u distancua nga AfD: Ne nuk bashkëpunojmë me atë parti politike
- Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe kandidati më i mundshëm për kancelar të ri gjerman, Fridrih Merc, u distancua nga Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë (AfD), shkruan Dojçe vele.

Berlin, 4 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe kandidati më i mundshëm për kancelar të ri gjerman, Fridrih Merc, u distancua nga Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë (AfD), shkruan Dojçe vele.
Në pyetjen e servisit publik gjerman nëse ka arritur t'i bind votuesit se në të ardhmen nuk do të bashkëpunojë me AfD-në, Merc, tha se "askush nuk duhet të dyshojë në këtë".
"Qytetarët nuk duhet të dyshojnë sepse mesazhi im gjithmonë ishte shumë i qartë: ne nuk bashkëpunojmë me atë parti politike. As javën e kaluar, as këtë javë, as javën e ardhshme, as javën pas kësaj. Nuk do t'i tolerojmë, nuk mbajmë kurrfarë negociata me AfD-në", tha Merc.
Kur CDU mbështetej në votat e AfD-së për ta shtyrë ligjin kundër imigracionit nëpër Bundestag të mërkurën e kaluar, supozohej se partia e Mercit i braktis konventat politike shumëdekadëshe në Gjermani, që shkaktoi protesta masive në mbarë vendin, por Merc insistonte në atë se CDU nuk ka për qëllim të bashkëpunojë me partinë e cila, siç tha, dëshiron ta "shkatërrojë CDU-në".
"AfD bën përpjekje për gjëra që janë tërësisht në kundërshtim nga gjithçka që është e rëndësishme për ne, njëherit NATO-n, marrëdhëniet perëndimore, Bashkimin Evropian dhe euron. AfD është kundër gjithë kësaj", tha Merc, transmetoi Dojçe vele. sa/
foto: Arkivi i MIA-s