Merc: Do t'i them Trampit se nuk e miratoj përzierjen e Maskut në fushatën parazgjedhore në Gjermani
- Kandidati për kancelar i Unionit kristiano-demokratik (CDU), Fridrih Merc deklaroi se planifikon t'i thotë presidentit amerikan, Donald Tramp se nuk e miraton atë që bashkëpunëtori i afërt i Trampit, Ilon Mask, po përzihet në fushatën parazgjedhore në Gjermani me mbështetje publike për ultra-djathtisten Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Berlin, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kandidati për kancelar i Unionit kristiano-demokratik (CDU), Fridrih Merc deklaroi se planifikon t'i thotë presidentit amerikan, Donald Tramp se nuk e miraton atë që bashkëpunëtori i afërt i Trampit, Ilon Mask, po përzihet në fushatën parazgjedhore në Gjermani me mbështetje publike për ultra-djathtisten Alternativa për Gjermaninë (AfD).
"Nuk miratoj që dikush i afërt me Trampin të tentojë aq drejtpërdrejtë të përzihet në zgjehdjet gjermane", tha Merc për "Berliner Morgenpost".
Ai shprehi shqetësim për shkak të ndikimit politik në rritje të Maskur në Evropë, në prag të zgjehdjeve të parakohshme parlamentare në Gjermani, të caktuara për më 23 shkurt, kumtoi Politiko.
Lidhur me paralajmërimin e Trampit se SHBA-ja do të vendosë dogana të mallrave nga BE-ja, Merc tha se nuk do të prnaojë të vendosen dogana për shkaqe politike dhe se Evropa duhet t'u përgjigjet hapave të tillë potencial.
"Nuk dëshiroj luftë tregtare, por nëse nevojitet, do të mbrohemi me vendosje të doganave tona",tha Merc.
Lidhur me thëniet e Trampit se SHBA-ja do ta ulë mbështetjen për Ukrainën, Merc tha se Evropa duhet ta bindë Uashingtonin se mbështetja për Kievin është në interes të SHBA-së. Prej se filloi fushata për zgjehdjet e parakohshme në dhjetor, Mask haptazi e mbështeti AfD-në në platformën X. Qeveria gjermane e akuzoi Maskun për përzierje në zgjedhje dhe mbështetjen për ekstremizmin. ab/
Fotо: МIА arkivi