• сабота, 06 декември 2025

MEMBM: Fillon ripërtëritja më e madhe energjetike e institucioneve shtetërore, në vlerë prej 11,11 milionë eurove

MEMBM: Fillon ripërtëritja më e madhe energjetike e institucioneve shtetërore, në vlerë prej 11,11 milionë eurove

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Energjetikë, Minierave dhe Burimeve minerale (MEMBM) e përfundoi Planin për rikonstruim të ndërtesave të cilat i shfrytëzojnë personat nga sektori publik në nivel shtetëror për periudhën 2025-2028 - dokument i cili vendosë kornizë të qartë trevjeçare për bazën më voluminoze energjetike të institucioneve në vend deri më tani. Plani tashmë është miratuar nga Qeveria, pas procesit të harmonizimit me gjithsej 33 institucione, informojnë nga ministria e resorit.

"Ky dokument strategjik del nga agjenda reformuese dhe obligimi ligjor që çdo vit të rikonstruohen së paku 3 për qind e sipërfaqes së përgjithshme shfrytëzuese të ndërtesave publike. Me atë rast, masat për efikasitet energjetik janë pjesë e obligueshme e çdo rikonstruimi. Në program janë përfshirë 14 ndërtesa publike me sipërfaqe tëp përgjithshme shfrytëzuese prej 102.992 metrave katrorë, në të cilat funksionojnë 33 institucione, që çdo ditë i shfrytëzojnë mbi 5.000 persona. Qëllimi është pakësimi i shpenzimeve energjetike, kushte më të mira për punë, emetime më të vogla dhe mdoernizim i sektorit publik në pajtim me standardet evropiane", thonë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Plani, siç theksojnë, i grupon ndërtesat sipas gjendjes së tyre dhe urgjencës së intervenimeve. Në grupin e parë janë objektet në gjendje të keqe, të cilat janë prioritet për rikonstruim: ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë (së bashku me Institutin për shëdnet publik dhe ISHSSH), ndërtesa e Entit shtetëror të statistikave, objekti i Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe ndërtesa kryesore e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

Secila ndërtesë, potencojnë, do të kalojë nëpër kontrollin energjetik, pas çka do të definohen masat konkrete - nga izolimi termik i fasadave dhe zëvendësimi i dritareve, deri te vendosja e sistemeve solare për ujë të ngrohtë, fotovoltaikëve në konstruksionet e çative he sisteme moderne për ngrohje, ndriçim dh kontroll automatik të konsumit.

Paralajmërojnë se do të punojnë në sigurimin e mjeteve financiare, vendosjen e njësisë funksionale për zbatim, si dhe përgatitje të shpejtë të dokumentacionit të nevojshëm për fillim të rikonstruimeve. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

Остани поврзан