• сабота, 22 февруари 2025

Meksika nuk do të lejojë që SHBA-ja të dërgojë emigrantë meksikan në Guantanamo

Meksika nuk do të lejojë që SHBA-ja të dërgojë emigrantë meksikan në Guantanamo

Meksiko Siti, 5 shkurt 2025 (MIA) – Meksika nuk do të lejojë që SHBA-ja të dërgojë emigrantë meksikan në Guantanamo dhe preferojnë që t’i pranojnë direkt, deklaroi mbrëmë ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Huan Ramon de la Fuente.

Sipas shefit të diplomacisë, kjo bëhet e ditur në notën diplomatike të dërguar nga qeveria e Meksikës ambasadës amerikane në Meksikë.

SHBA-ja dje e dërgoi aeroplanin e parë ushtarak me një grup të vogël të emigrantëve të paraparë në bazën e tij detare në Kubën juglindore. 

Presidenti amerikan Donald Tramp premtoi se do ta zgjerojë qendrën për paraburgim të emigrantëve, i ndarë nga burgu ushtarak me siguri maksimale në bazën Guantanamo, që të pranojë deri 30.000 emigrantë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан