Medvedev e quan "marrëzi" propozimin ukrainas për shkëmbim territoresh
- Dmitrij Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të sigurimit rus e ka hedhur poshtë si "marrëzi" propozimin e Kievit për të shkëmbyer pjesë të territorit rus që mban pjesë të Ukrainës e që janë nën kontrollin e Moskës.

Moskë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Dmitrij Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të sigurimit rus e ka hedhur poshtë si "marrëzi" propozimin e Kievit për të shkëmbyer pjesë të territorit rus që mban pjesë të Ukrainës e që janë nën kontrollin e Moskës.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi për gazetën Guardian se planifikon t'i ofrojë Rusisë shkëmbim direkt të territorit për t'u vendosur fundi i luftës.
Medvedev i cili ka qenë president i Rusisë që nga viti 2008 deri në vitin 2012, tha se Rusia ka treguar se mundë të arrijë "paqe përmes forcës" përfshirë edhe sulmet me drone dhe raketa që kanë goditur Kievin sot.
Rusia kontrollon më pak se 20 për qind të Ukrainës, ose më shumë se 112.000 kilometër katror, ndërsa Ukraina kontrollon rreth 450 kilometër katror të rajonit perëndimor Kursk të Rusisë, sipas hartave të fushëbetejës. qa/
Foto: arkivi i MIA-s