• недела, 08 март 2026

Mediat iraniane: Gati është arritur marrëveshje për trashëgimtarin e Hamneit

Mediat iraniane: Gati është arritur marrëveshje për trashëgimtarin e Hamneit

Teheran, 8 mars 2026 (MIA) – Konsensus për trashëgimtarin e liderit suprem të vrarë iranian ajatollahut Ali Hamnei gati se është arritur, deklaroi sot një anëtar i Kuvendit të ekspertëve ajatollahu Moxhamedmehdi Mirbakeri, transmetoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr. 

Ai theksoi se ende duhet të zgjidhen “disa pengesa” në lidhje me procesin e zgjedhjes së liderit të lartë suprem. 

Mediat iraniane informuan se organi përgjegjës për emërimin e liderit të ri suprem ka pasur mospajtime të caktuara rreth asaj nëse vendimi përfundimtar duhet të merret pas mbledhjes ose mund të merret pa atë formalitet. 

Kuvendi i ekspertëve është institucion që ka kompetencë kushtetuese të zgjedhë lider të ri suprem të Iranit. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан