• сабота, 22 февруари 2025

Mediat gjermane: Sholci është përballur me presion nga SPD-ja të mos kandidoj për lider

Mediat gjermane: Sholci është përballur me presion nga SPD-ja të mos kandidoj për lider

Berlin, 5 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc është përballur me presion nga Partia Socialdemokrate (SPD) që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të partisë në zgjedhjet e ardhshme, bënë të ditur sot Tagesshpigel dhe portali t-online.

Mediat thonë se përfaqësuesit e SPD-së i kanë kërkuar politikanit momentalisht më të njohur gjerman, ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius që ta marrë timonin e partisë.

Lideri i SPD-së, Lars Klingbejl thuhet se i ka bërë thirrje Sholcit në të paktën dy raste të rishqyrtojë kandidaturën e tij pas rënies së koalicionit të udhëhequr nga partia e Sholcit në nëntor të vitit 2024.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан