Mediat amerikane: CIA ofroi largim nga puna me pagesë për të gjithë fuqinë punëtorë për t'u përshtatur me prioritetet e Trampit
- Agjencia qendrore e inteligjencës u ka ofruar largim nga puna me pagesë të gjithë punëtorëve duke theksuar qëllimin për të përshtatur punën e agjencisë me prioritetet e presidentit amerikan Donald Tramp, njoftuan mediat amerikane duke iu referuar burimeve.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Agjencia qendrore e inteligjencës u ka ofruar largim nga puna me pagesë të gjithë punëtorëve duke theksuar qëllimin për të përshtatur punën e agjencisë me prioritetet e presidentit amerikan Donald Tramp, njoftuan mediat amerikane duke iu referuar burimeve.
Zëdhënësi i CIA-s në kumtesë theksoi se lëvizjet ishin të synuara të përshtatin agjencinë me qëllimet e drejtorit të ri Xhon Retklif.
"Drejtori Retklif lëviz me shpejtësi për të siguruar që fuqia punëtore e CIA-s është në harmonizim me prioritetet e administratës për siguri kombëtare. Këto lëvizje janë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për të mbushur agjencinë me energji të re", thuhet në kumtesën e zëdhënësit të CIA-s.
Agjencia nuk e zbulon buxhetin ose numrin e njerëzve që punëson. Për të njëjtin informacion të parët publikuan Uollstrit zhurnall.
Raporti për ofertat për largim nga puna me pagesë është në përputhje me riorganizimin e qeverisë së SHBA-së që e filloi administrata e Trampit, e cila ka larguar nga puna dhe ka lënë anash qindra nëpunës shtetëror në hapat e parë drejt reduktimit të burokracisë.
Kjo lëvizje është pjesë riparimit masiv të qeverisë amerikane nga Trampi, i cili ka premtuar se do të reduktojë në mënyrë radikale fuqinë punëtore federale në emër të efikasitetit dhe kursimeve.
Raporti për ofertat për largim nga puna me pagesë në CIA - puna e së cilës me mbledhjen e informacioneve të huaja të intelegjencës është me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së - erdhi vetëm disa orë pasi Trampi publikoi një skemë që SHBA-ja "të marrë Rripin e Gazës". ls/