• сабота, 22 февруари 2025

Me urdhër të SPAK-ut u arrestua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Me urdhër të SPAK-ut u arrestua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Tiranë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK), pasdite u arrestua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

"Pas periudhës së kaluar të hetimit për katër vepra penale, agjentë të Byrosë kombëtare për hetime, kanë hyrë në ambientet e Komunës, duke e ekzekutuar urdhërin kundër tij. Burime të afërta me SPAK-un, konfirmojnë se prokurorët specialë kanë kërkuar nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO) masa të sigurisë 'arrest me burg' jo vetëm për Veliaj, por edhe për një funksinar të lartë, ndërsa burg shtëpiak për bashkëshorten e Veliajt, Ajolla Xoxa", njoftuan mediumet shqiptare.

Veliaj (46), i cili gjendet në krye të Bashkisë së Tiranës tre mandate, ngarkohet për "korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurit e popullit; korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve lokalë, larjen e parave nga krimi ose aktivitetet kriminele dhe refuzimin e paraqitjes, mosparaqitjes, mbulimin ose paraqitjen e rreme të pronës, interesave private të personave të zgjedhur dhe funksionarëve publikë ose të çdo personi tjetër, i cili ka obligim ligjor të prononcohet".

Deri tani nuk ka kumtesë zyrtare për "tërmetin e sotëm në Tiranë", siç e quajnë mediumet arrestimin e Veliajt.

Ndërkohë, Edi Rama, kryeministri dhe lideri i socialistëve, ku është anëtar edhe Veliaj, i ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe urgjentisht u kthye nga Shkodra, ku ishte për viiztë. bsh/

Остани поврзан