• сабота, 22 февруари 2025

Mbështetja për Bregzitin në nivelin më të ulët deri tani, shumica e britanikëve duan kthimin në BE

Mbështetja për Bregzitin në nivelin më të ulët deri tani, shumica e britanikëve duan kthimin në BE

Londër, 31 janar 2025 (MIA) - Më pak se tre në dhjetë britanikë mendojnë se Bregziti është një punë e mirë dhe shumica duan që vendi të kthehet në Bashkimin Evropian, ka treguar sondazh i ri i mendimit publik, pesë vjet pasi Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht lëshoi BE-në.

Në referendumin e vitit 2016, 52 për qind e britanikëve votuan për Bregzitin.

Pas disa vitesh negociata të vështira, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që u largua nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

Por pesë vjet më vonë, vetëm 30 për qind e britanikëve besojnë se vendi bëri hapin e duhur duke votuar për Bregzitin, sipas një sondazhi të YouGov, rezultate që u publikuan të mërkurën. Anketa është kryer me 2225 të anketuar.

Sipas institutit, kjo është mbështetja më e ulët për Bregzitin ndonjëherë.

Shumica e britanikëve, 55 për qind mbështesin kthimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe 20 për qind të votuesve që votuan për Bregzitin. Midis tyre, 39 për qind e të anketuarve mbështesin “fuqishëm” kthimin në BE.

Kryeministri britanik nga radhët e laburistëve, Kir Starmer premtoi se do të "rivendos" marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Megjithatë, ai kundërshtoi kthimin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан