• сабота, 13 декември 2025

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 32 dronë drejt Moskës

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 32 dronë drejt Moskës

Moskë, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi se gjatë natës janë kapur dhe rrëzuar 32 dronë ukrainas që ishin nisur drejt kryeqytetit të Rusisë. 

Për shkak të sulmeve ukrainase me fluturake pa pilot janë anuluar 24 fluturime nga aeroportet e Moskës. 

Edhe në pjesë të tjera të Rusisë, përfshirë edhe republikat e Kaukazit, Çeçeni, Oseti Veriore dhe Dagestan ishte dhënë paralajmërim nga sulmet me dronë. 

Dyzetë fluturake pa pilot ishin rrëzuar mbi rajonin Kaluga, në afërsi të Bjellorusisë dhe Ukrainës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан