• петок, 21 февруари 2025

Mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë e hodhi poshtë çdo tentim për zhvendosje të palestinezëve nga Gaza

Mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë e hodhi poshtë çdo tentim për zhvendosje të palestinezëve nga Gaza

Aman, 5 shkurt 2025 (MIA) - Mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë sot e hodhi poshtë çdo tentim për marrje të kontrollit ndajh territoreve palestineze dhe zhvendosje të banorëve të saj, sipas propozimit të presidentit amerikan, Donald Tramp që SHBA-ja ta marrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës.

Gjatë takimit me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, mbreti i jordanisë e ceki nevojën që të ndalen aktivitetet për zhvendosje dhe të hidhet poshtë çdo tentim për aneksim të vendit dhe zhvendosje të palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, ceket në kumtetsën nga Pallati mbretëror.

Presidenti amerikan dje kumtoi plan për marrje të kotnrollit ndaj Rripit të Gazës, pasi që në Shtëpinë e Bardhë e priti kryeminsitrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Tramp përsëriti se banorët e Gazës mund të zhvendosen në Jordani apo Egjipt, edhe përkundër kundërshtimit të mëparshëm nga ato vende dhe nga vetë palestinezët. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан