Mbi 256 mijë raste të dhunës seksuale në BE në vitin 2024, në Maqedoni 131
- Dhuna seksuale dhe dhunimet në BE në dhjetë vitet e fundit shënojnë rritje konstante, duke arritur numër të prëgjithshëm të evidentuar prej 256 302 vepra penale lidhur me dhunën seksuale, prej të cilave 38 për qind ishin dhunime në vitin 2024. Në Maqedoni numri i rasteve të regjistruara të dhunës seksuale lëvizë prej 87 në vitin 2019, drejt numrit rekord 151 raste të regjistruara në vitin 2013, tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat-i.
Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Dhuna seksuale dhe dhunimet në BE në dhjetë vitet e fundit shënojnë rritje konstante, duke arritur numër të prëgjithshëm të evidentuar prej 256 302 vepra penale lidhur me dhunën seksuale, prej të cilave 38 për qind ishin dhunime në vitin 2024. Në Maqedoni numri i rasteve të regjistruara të dhunës seksuale lëvizë prej 87 në vitin 2019, drejt numrit rekord 151 raste të regjistruara në vitin 2013, tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat-i.
Në vitin 2024 numri i veprave të evidentuara penale lidhur me dhunës seksuale në Maqedoni është 131, orej 24% janë dhunime.
Në vitin 2024, polkicia evidentoi 256 302 vepra penale lidhur me dhunën seksuale në BE, mes të cilave 98 190 (38% e numrit të përgjithshëm) ishin vepra penale dhunim. Në krahasim me vitin 2023, veprat penale lidhur me dhunën seksuale janë rritur për 5% (+12 097 raste), ndërsa dhunimet për 7% (+6 291).
Të dhënat tregojnë trend të rritjes tek dy llojet e veprave penale në dekadën e fundit. Mes viteve 2014 dhe 2024, veprat penale lidhur me dhunën seksuale janë rritur për 94% (+124 350 raste), ndërsa veprat penale lidhur me dhunimet për 150% (+58 983). Në këtë periudhë, veprat penale lidhur me dhunën seksuale bazhdimisht janë rritur për pothuajse 10% mesatarisht në vit, ndërsa veprat penale lidhur me dhunimet për 7%.

Numri i rritur i veprave penale lidhur me dhunën seksuale të evidentuara nga policia mund të jetë i lidhur me vetëdijen e rritur në shoqëri, që ndikon në shkallët e paraqitjeve.
Më së shumti vepra penale lidhur me dhunën seksuale në vitin 2024 në Evropë (në numra absolutë) janë regjistruar në Francë - 96 654, Gjermani – 54 361 dhe Suedi – 21 207.
Më së paku vepra të këtilla janë regjistruar në Lihtenshtajn - 28, Mal të Zi - 49 dhe Qipro - 58.
Në Maqedoni në vitin 2024 janë regjistruar 131 raste të dhunës seksuale, prej të cilave 31 ishin vepra penale dhunim. Krahasuar me vitin 2023 numri i rasteve të dhunës seksuale është rritur për vetëm një për qind, prej 130, përderisa numri i dhunimeve ndërkaq është ulur për 2 nga 33 të regjistruara në vitin 2023.
Gjatë viteve, numri i rasteve të regjistruara të dhunës seksuale në Maqedoni lëvizë në kornizën prej 89 në vitin 2022, 93 në 2021, 113 në 2020, 87 në 2019, 102 në 2017, 114 në 2016, 120 në 2015, 135 në 2014, deri te numri rekord 151 në vitin 2013.
Krahasuar me vendet e rajonit, më pak raste të regjistruara kanë Mali i Zi – 49 dhe Shqipëria – 124, prej të cilave 43 dhunime. Më së shumti raste të regjistruara të dhunës seksuale ka në Greqi – 1 250, më pas në Kroaci – 942, Bullgari – 606, Serbi – 489 dhe Bosnje e Hercegovinë – 244. ab/
Foto: Eurostati