Mbi 100.000 konsumatorë ende pa rrymë në Irlandën veriore për shkak të stuhisë Eovin
- Mbi 100.000 konsumatorë janë pa rrymë në Irlandën Veriore pas stuhisë Eovin, kumtoi sot Bllumberg.

Belfast, 26 janar 2025 (MIA) - Mbi 100.000 konsumatorë janë pa rrymë në Irlandën Veriore pas stuhisë Eovin, kumtoi sot Bllumberg.
Kryeministrja e Irlandës Veriore, Mishel O'Nil deklaroi se kompanitë energjetike po punojnë për kthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejtë të jetë e mundur, por se dëmi i madh i shkaktuar nga stuhia po e vështirëson punën.
Kompania irlandeze për distribuim të energjisë elektrike dje kumtoi se 625.000 amvisëri dje biznese në vend kanë mbetur pa rrymë për shkak të pasojave nga moti i lig, përderisa sanimet do të zgjasin disa ditë. ab/
Foto: МIА arkivi