• петок, 21 февруари 2025

Mask: Zelenski "ushqehet nga kufomat e ushtarëve ukrainas"

Mask: Zelenski

Uashington, 21 shkurt 2025 (MIA) - Miliarderi Ilon Mask i ka shtuar kritikat e tij ndaj presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, duke i mbështetur sulmet e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj tij në Konferencën politike konservatore (SRAS). 

Drejtori i ekzekutiv i Tesllës, vuri në dyshim kuptimin e luftës në Ukrainë dhe përsëriti tezën e Trampit se Zelenski duhet të organizojë zgjedhje. 

"Kaq shumë njerëz vdesin në llogore. Për çka? Do të ju tregoj për çka - për makinën më të madhe të korrupsionit që kam parë ndonjëherë në jetën time", deklaroi Mask. 

Më herët, në publikimin në X, Mask pretendoi se Zelenski është i "urryer" nga ukrainasit dhe se "po ushqehet nga trupat e vdekur të ushtarëve ukrainas". 

"Presidenti Tramp ka të drejtë që e injoron dhe kërkon paqe pa Zelenskin", shton Masku.

Në konferencë, presidenti argjentinas Havier Milej i dha një sharrë elektrike, simbol i politikës së tij për shkurtime radikale të shpenzimeve shtetërore.

"Kjo është një sharrë elektrike për burokracinë", komentoi Masku duke e mbajtur dhuratën. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан