MASH prezenton bursa të reja– për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në gjuhën maqedonase
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se pPas futjes së bursave për stimulimin e nxënësve të shkollave të mesme për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në gjuhën maqedonase për vitin akademik aktual, këtë vit gjithashtu për herë të parë do të ndajë edhe 7 bursa për ciklin e dytë dhe 5 bursa për ciklin e tretë të programeve studimore për studimin e gjuhës maqedonase.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se pPas futjes së bursave për stimulimin e nxënësve të shkollave të mesme për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në gjuhën maqedonase për vitin akademik aktual, këtë vit gjithashtu për herë të parë do të ndajë edhe 7 bursa për ciklin e dytë dhe 5 bursa për ciklin e tretë të programeve studimore për studimin e gjuhës maqedonase.
Konkurset tashmë janë të shpallura. Për bursën për ciklin e dytë të studimeve, në shumë prej 9.000 denarë dhe ndahet për 9 muaj në vit, mund të aplikojnë nënshtetas të Maqedonisë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve me notë mesatare prej 8,00, të jenë të regjistruar për herë të parë në programin studimor të akredituar të ciklit të dytë në gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025-2026 dhe të mos jenë përfitues të bursave nga ofrues të tjerë, theksojnë nga Ministria.
Kandidatët për bursën për ciklin e tretë të studimeve, me shumën prej 18.000 denarë dhe ndahet për 12 muaj në vit, duhet të jenë nënshtetas të Maqedonisë, të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve me sukses mesatar prej 8,00, të jenë të regjistruar për herë të parë në programin studimor të akredituar të ciklit të tretë në gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025-2026, të mos jenë përfitues të bursave nga ofrues të tjerë dhe të kenë dy rekomandime nga profesorë universitarë.
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Studentët që i përmbushin kushtet, plotësojnë formularin elektronik dhe bashkangjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më 9 janar të vitit 2026, informojnë nga MASH-i. mb/
Foto: MIA