• вторник, 16 декември 2025

MASH: OKTA dhuroi sisteme fotovoltaike në tre shkolla shtetërore

MASH: OKTA dhuroi sisteme fotovoltaike në tre shkolla shtetërore

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe institucionet dhe organet e tjera arsimore, fitojnë gjithnjë e më shumë partnerë në përpjekjet për avancimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor. Jam e bindur se kështu duhet të jetë, sepse arsimi është  përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve tanë është misioni ynë i përbashkët, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ministrja gjatë vizitës së sotme në SHMSH "Naum Ohridski" në Shkup, ku me mbështetjen e kompanisë OKTA është vendosur sistem fotovoltaik që do të sigurojë kursime të konsiderueshme të mjeteve financiare në të ardhmen.

"OKTA është ndër partnerët e MASH-it që ndihmojnë në avancimin  e sistemit arsimor. Gjatë disa muajve të fundit ka investuar në sisteme fotovoltaike në disa institucione arsimore, ndër të cilat edhe tre shkolla shtetërore - „Naum Ohridski“ në Shkup, „Iskra“ në Shtip dhe „Koço Racin“ në Manastir. Këto sisteme do të sigurojnë energji të pastër dhe kursim të mjeteve financiare, të cilat do të mund të ridestinohen për nevoja të tjera të rëndësishme-për përmirësimin e infrastrukturës, për furnizimin me mjete mësimore dhe teknologji asistive“, tha Janevska.

Ministrja gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj menaxhmentit të kompanisë për kujdesin e treguar dhe përgjegjësinë e lartë shoqërore. Ajo u bëri thirrje edhe kompanive të tjera që kanë mundësi, të përfshihen në përpjekjet për sigurimin e kushteve më të mira për arsim.

"Shteti po investon mjete buxhetore rekord në arsim  këtë vit 38 miliardë denarë, ndërsa vitin e ardhshëm 40 miliardë. Por, si vend në zhvillim, ky process i  avancimit  të sistemit arsimor duhet ta përshpejtojmë, prandaj çdo kontribut shtesë është i mirëpritur. Veçanërisht i pritur nga komuniteti i biznesit", tha ministrja.

"Mbështetja e arsimit, në disa nivele është një nga shtyllat strategjike të veprimeve me përgjegjësi sociale të OKTA-s. Programin afatgjatë për ndarjan e bursave për studentë të talentuar, në vitet e fundit e kemi plotësuar edhe me mbështetje direkte për institucionet arsimore, duke donuar sisteme fotovoltaike. Veçanërisht na gëzon fakti që jo vetëm kontribuojmë në kursimin e shpenzimeve për energji, por gjithashtu promovojmë energjinë e gjelbër dhe konceptin e qëndrueshmërisë mes nxënësve. Kjo na motivon që të vazhdojmë në të njëjtin drejtim. Këto donacione të sistemeve fotovoltaike do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe do të përfshijnë jo vetëm institucione arsimore, por edhe institucione të tjera publike me rëndësi shoqërore," deklaroi drejtori kryesor ekzekutiv i OKTA-s, Dimitrios Pashos, gjatë vizitës së përbashkët me ministren Janevska në Shkollën e Mesme Shtetërore me Qendër Burimore "Naum Ohridski " në Shkup. mb/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

Остани поврзан