Masa kujdesi për nëntë persona pas aksionit të djeshëm të PTHP NKOK, lidhur me të punësuar në DAP
- Gjykatësi i procedurës paraprake, pas propozimit të Prokurorisë, caktoi masa kujdesi për nëntë persona lidhur me aksionin e djeshëm të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK), ndërkaq lidhur me të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP).
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Gjykatësi i procedurës paraprake, pas propozimit të Prokurorisë, caktoi masa kujdesi për nëntë persona lidhur me aksionin e djeshëm të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK), ndërkaq lidhur me të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP).
Nga Gjykata themelore penale Shkup informojnë se lidhur me aksionin e djeshëm të PTHP NKOK në gjykatë është parashtruar propozimi për caktim të masave të kujdesit ndaj 10 personave, nëntë prej të cilëve janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, ndërkaq pas deklarimit të tyre, gjykatësi e pranoi propozimin dhe të gjithëve u caktoi masa në pajtim me pikat 2, 3, 6 dhe 7, përkatësisht marrje e dokumentit të udhëtimit, biligim për paraqitje në gjykatë, ndlaesë për komunikim me persona të caktuar dhe ndalesë për kryerje të aktiviteteve të caktuara të punës.
Prrej dje pasdite nën kryesimin e prokurorit publike nga PTHP NKOK, hetues nga PTHP NKOK, me asistimin e nëpunësve policorë nga MPB, kryen bastisje në disa lokacione në shtet.
Siç informuan dje nga PTHP NKOK, po sigurohen persona të dyshuar për bashkim kriminel, larje paraash, mashtirm tatimor dhe fshehje tatimi në përmasa të mëdha. ab/
Foto: МIА arkivi