Marketet dhe qendrat tregtare në Kroaci bosh, vijon bojkoti i madh
- Në Kroaci me thirrjen e platformës "Alo, inspektor", prej dje zhvillohet bojkoti i paralajmëruar javor i rrjeteve tregtare "Lidl", "Eurospin" dhe "DM" dhe tre produkteve - Koka- Kola dhe pije të tjera të gazuara, ujë në shishe dhe detergjente për larjen e enëve.

Zagreb, 31 janar 2025 (MIA) - Në Kroaci me thirrjen e platformës "Alo, inspektor", prej dje zhvillohet bojkoti i paralajmëruar javor i rrjeteve tregtare "Lidl", "Eurospin" dhe "DM" dhe tre produkteve - Koka- Kola dhe pije të tjera të gazuara, ujë në shishe dhe detergjente për larjen e enëve.
Sot është bojkot i përgjithshëm për gjithçka. Platforma “Alo inspektor” që po organizon bojkotet u bën thirrje konsumatorëve që sot të mos blejnë asgjë askund.
"Bojkot njëditor. Nga gjithçka. Sot nuk blejmë asgjë. As fizikisht dhe as onlajn. Nuk paguajmë asgjë", shkruajnë ata.
Edhe në Mal të Zi sot ka nisur bojkoti njëditor i marketeve të mëdha në të cilën ftuan organizatat joqeveritare dhe sindikata për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
foto: Fejsbuk