• вторник, 24 март 2026

Marinakis nuk konfirmon vizitë të Micotakis në Shkup

Marinakis nuk konfirmon vizitë të Micotakis në Shkup

Athinë, 2 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina në takimin e rregullt të sotëm me gazetarët, nuk e konfirmoi informacionin e gazetës greke "Katimerini" se në kabinetin e Micotakis "ekziston një mendim interesant që në një të ardhme të afërt, kryeministri të vizitojë Shkupin "me rastin e marrëveshjes për riaktivizimin e tubacionit të produkteve Selanik-Shkup.

"Nuk di për një vizitë të tillë. Nëse ka diçka, do të informoheni ose nga ne ose nga Ministria e Punëve të Jashtme", u përgjigj Marinakis.

"Kathimerini", në tekstin me titull "Propozime për vizitë në Shkup", siç raportoi MIA dje, shkroi se mendimet për vizitën e Micotakis në Shkup janë me rastin e "marrëveshjes së fundit të 'Helenik Enerxhi' me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të aktivizuar tubacionin e vjetër të naftës prej 213 kilometrash, i cili lidh Selanikun dhe Shkupin dhe nuk është përdorur që nga viti 2013".

"Aktivizimi e rrit sigurinë energjetike të Maqedonisë së Veriut përmes varësisë energjetike nga Greqia, gjë që konsiderohet si kthim në një dogmë të vjetër të politikës së jashtme të depërtimit ekonomik në Ballkan. Nëse udhëtimi realizohet vërtet, vendimi do të merret në periudhën e ardhshme" shkruan "Katimerini". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан