Debat për kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit
- "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale" është tema e sesionit të sotëm të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në vend.
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale" është tema e sesionit të sotëm të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në vend.
NCEU-MK është nikoqir i sesionit të 7-të të Grupit të punës 6 - Antikorrupsioni (Kapitulli 5 - furnizimet publike, Kapitulli 18 - statistika dhe Kapitulli 32 - kontrolli financiar) si pjesë të Klasterit 1 - Vlerat fundamentale të Kornizës negociuese për inkuadrim në Bashkimin Evropian, në organizim të Lëvizjes evropiane.
Në debat, theks i veçantë do t'i vihet nevojës për koordinim efektiv institucional, këmbim sistematik të të dhënave dhe vendosje e mekanizmave zbatues për ndjekje të rezultateve nga politika e antikorrupsionit, si parakusht kyç për implementimin e tyre real dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht do të shqyrtohen edhe prioritetet evropiane lidhur me hetimet financiare dhe konfiskimin e pronës.
Fjalim hyrës në temë do të ketë drejtori i Drejtorisë për polici financiare, Sllobodan Ivanovski, ndërsa onlajn do të kyçet Lluka Forteleoni, anëtar i Bordit të Organit nacional italian për luftë kundër korrupsionit.
Në sesion, gjithashtu, do të marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul dhe përfaqësues të institucioneve, të organizatave qytetare, si dhe të komunitetit akademik, gjykatës, prokurorë dhe ekspertë. ab/
Foto: МIА arkivi