Maqedonia e Veriut mbetet pas sa i përket tregtisë elektronike me inteligjencë artificiale
- – Maqedonia e Veriut dukshëm mbetet pas jo vetëm pas mesatares së Bashkimit Evropian por edhe pas tregjeve ballkanike sa i përket gatishmërisë së shtetit për tregti elektronike të mbështetur nga inteligjenca artificiale.
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) – Maqedonia e Veriut dukshëm mbetet pas jo vetëm pas mesatares së Bashkimit Evropian por edhe pas tregjeve ballkanike sa i përket gatishmërisë së shtetit për tregti elektronike të mbështetur nga inteligjenca artificiale.
Sipas indeksit AI Preparedness Index (AIPI) të cilin e vendosi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2023 dhe i cili e mat gatishmërinë e vendeve që ta zbatojnë inteligjencën artificiale në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, Maqedonia e Veriut ka mesatare prej 0,48.
Liderët evropianë si Danimarka, Estonia dhe Holanda kanë indeks mbi 0,76, ndërsa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor rezultate më të mira në këtë plan tregon Bosnja e Hercegovina.
Sipas Asociacionit për Tregti Elektronike, kjo tregon se ekosistemi i biznesit të vendit ende nuk ka kapacitetin për të shfrytëzuar plotësisht inteligjencën artificiale në tregtinë elektronike për personalizim, automatizim, analizë të të dhënave, logjistikë dhe menaxhim me rreziqe. Kufizimet kryesore lidhen me infrastrukturën digjitale, kapacitetin e inovacionit dhe integrimin në ekonominë globale digjitale, megjithëse ka sinjale pozitive në fushën e kapitalit njerëzor dhe përshtatjes në tregun e punës.
“Tregtia elektronike në Maqedoninë e Veriut po përjeton rritje të fortë, por faza tjetër duhet të përqendrohet në cilësi, besim dhe zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm në sasi. Inteligjenca artificiale nuk është teknologji e së ardhmes, është realitet i sotëm që po ndryshon mënyrën se si funksionon ekonomia digjitale. Detyra jonë është të ndihmojmë shitësit elektronikë me pakicë, institucionet dhe konsumatorët të jenë të përgatitur për këtë transformim duke bashkuar trendet kryesore dhe edukimin e vazhdueshëm, nismat dhe fushatat” thotë kryetarja e Asociacionit së Tregtisë Elektronike në Maqedoninë e Veriut, Nina Angellovska-Stankov.
Nga ana tjetër, të dhënat në kontrollin e tregtisë elektronike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, i përgatitur nga ana e Asociacionit për Tregti Elektronike, tregon se 63,2 për qind e shfrytëzuesve të internetit në vend kanë blerë onllajn në vitin 2024, që e pozicionon Maqedoninë në mesin e tregjeve kryesore në rajon për nga pjesëmarrja e blerësve onllajn, edhe pse ende është nën mesataren evropiane. fc/
Foto: ATEM