Mançester Siti e mposhti Njukasllin dhe do të luajë kundër Arsenalit në finalen e Kupës së ligës
- Mançester Siti e mposhti mbrëmë Njukasllin me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së ligës së Anglisë. Ndeshja u luajt në stadiumin Etihad në Mançester.
Mançester, 5 shkurt 2026 (MIA) - Mançester Siti e mposhti mbrëmë Njukasllin me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së ligës së Anglisë. Ndeshja u luajt në stadiumin Etihad në Mançester.
Në minutën e 7-të, sulmuesi i Sitit, Omar Marmush, hapi rezultatin. Njëzet minuta më vonë i njëjti lojtar e çoi epërsinë në 2-0, ndërsa Tijani Rejnders në minutën e 32-të shënoi për 3-0.
Goli i vetëm për Njukasllin ishte vepër e Entoni Elangës në fillim të pjesës së dytë.
"Qytetarët" fituan edhe ndeshjen e parë dhe me një rezultat të përgjithshëm prej 5-1 shkojnë në finale.
Në finale ata do të përballen me Arsenalin i cili e mposhti Çellsin. Ndeshja do të luhet më 22 mars në stadiumin "Uembli" në Londër.
Foto: EPA