Mançester junajted i gatshëm t'i paguaj Real Madridit 230 milionë euro për Vinisius
- Mançester junajted është i interesuar për nënshkrimin e futbollistit të Real Madridit, Vinisius Zhunior.
![Mançester junajted i gatshëm t'i paguaj Real Madridit 230 milionë euro për Vinisius](https://mia.mk/images/20240723121244_big_730x400_44.webp )
Mançester, 23 korrik 2024 (MIA) - Mançester junajted është i interesuar për nënshkrimin e futbollistit të Real Madridit, Vinisius Zhunior.
Siç publikoi “Defensa Central” udhëheqësit e ekipit nga "Old Traford" janë gati të paguajnë 230 milionë euro për brazilianin 24-vjeçar.
Vetë lojtarit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 200 milionë euro në vit. Thuhet se futbollisti nuk është i interesuar të largohet nga Real Madridi.
Vinisius luan për Real Madridin që nga viti 2018. Sezonin e kaluar sulmuesi luajti 39 ndeshje, shënoi 24 gola dhe realizoi 11 asistime. rq/bsh/
Foto: EPA