• сабота, 22 февруари 2025

Makroni për deklaratën e Trampit se do të vendosë tarifa: BE-ja është aleat, jo problem i Amerikës

Makroni për deklaratën e Trampit se do të vendosë tarifa: BE-ja është aleat, jo problem i Amerikës

Paris, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se Evropa është aleat i SHBA-së dhe se Amerika derisa dëshiron Evropa mund të angazhohet në investime të mëdha, siguri dhe mbrojtje, kjo nuk duhet ta dëmtojë ekonominë evropiane duke i kërcënuar me dogana.

"Pyetja ime e parë për SHBA-në është: Nëse Bashkimi Evropian është problemi juaj numër një? Jo, nuk mendoj kështu. Problemi juaj i parë është Kina. E dyta, Evropa është aleati juaj. Nëse dëshironi Evropa të angazhohet në investime më të mëdha në siguri dhe mbrojtje... nuk duhet ta dëmtoni ekonominë evropiane duke kërcënuar me tarifa", tha presidenti francez. 

Tramp e ka kritikuar deficitin tregtar të SHBA-së me Bashkimin Evropian e cila është rritur për 26,9 miliard dollarë në 235.6 miliardë dollarë në vitin 2024, gjithnjë sipas të dhënave të qeverisë amerikane. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан