• сабота, 22 февруари 2025

Makroni e dënoi idenë e Trampit për zhvendosjen e banorëve të Gazës si "të parealizueshme dhe të paligjshme"

Makroni e dënoi idenë e Trampit për zhvendosjen e banorëve të Gazës si

Paris, 12 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron ashpër e kritikoi idenë për zhvendosjen e dy milionë banorëve të Gazës, duke e quajtur “të parealizueshme dhe të paligjshme".

“Nuk mund t'u thuash dy milionë njerëzve: Në rregull, qëlloni çfarë? “Tani do të lëvizni”, tha Makroni në intervistë për Si-En-En.

Ai theksoi se zgjidhja për problemet në Gazë duhet të jetë politike, e jo “operacion me patundshmëri”.

Franca fuqishëm e kundërshtoi propozimin e ish presidentit amerikan Donald Tramp për transformimin e Rripit të Gazës në një pushimore luksoze përmes zhvendosjes së banorëve palestinezë, duke e potencuar rëndësinë e respektimit të të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të palestinezëve. 

Ministria franceze e Punëve të Jashtme e dënoi këtë ide, duke e quajtur zhvendosjen e dhunshme të banorëve të Gazës "të papranueshme".

Një zëdhënës i ministrisë theksoi se veprime të tilla do të përbënin "shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare" dhe do të minonin idenë e një zgjidhjeje me dy shtete. Ai gjithashtu paralajmëroi se mund të shkaktojë destabilizimin e vendeve fqinje, veçanërisht Egjiptit dhe Jordanisë.

Qëndrimi i Francës është në përputhje me kritikën e gjerë ndërkombëtare. 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, paralajmëroi se çdo veprim i cili mund të interpretohet si "pastrim etnik" është i papranueshëm. 

Vendet evropiane, gjithashtu, janë veçanërisht të zëshme për kundërshtimin e planit të Trampit. 

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, deklaroi se evakuimi i popullsisë civile nga Gaza do të ishte "i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar", duke çuar në vuajtje dhe armiqësi të mëtejshme.

“Nuk guxon të ketë zgjidhje e cila do të jetë e dedikuar pa leje të palestinezëve”, tha Berbok.

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albares, theksoi: “Gaza është atdheu i palestinezëve të Gazës dhe ata duhet të mbeten aty. Gaza është pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez”.

Qëndrimi të ngjashëm shprehu edhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Sajmon Haris, duke theksuar se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza do të ishte në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurisë së KB-së, edhe më shumë duke e konfirmuar nevojën e zgjidhjes së bazuar në dy shtete. 

Jashtë Evropës, propozimi i Trampit u dënua ashpër edhe nga shtetet arabe. Mbreti jordanez Abdulla i dytë kundërshtoi kategorikisht të gjitha përpjekjet për aneksimin e territoreve dhe zhvendosjen e palestinezëve, ndërsa ministri i egjiptian i punëve të jashtme, Badr Abdelati u bëri thirrje forcave ndërkombëtare që të fokusohen në rindërtimin e Gazës, në vend që të zhvendosin banorët e saj. fc/

Fotografia: Arkivi

Остани поврзан