Makron paralajmëroi takim të ri të "Koalicionit të përgatiturve"
- Presidenti francez, Emanuel Makron paralajmëroi takim të aleatëve të Kievit në Paris në fillim të janarit, kushtuar garancave të sigurisë për Ukrainën në suaza të marrëveshjes paqësore me Rusinë.
Paris, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron paralajmëroi takim të aleatëve të Kievit në Paris në fillim të janarit, kushtuar garancave të sigurisë për Ukrainën në suaza të marrëveshjes paqësore me Rusinë.
"Po i mbledhim vendet nga "Koalicioni i të prëgatiturve" në paris në fillim të janarit për ta finalizuar kontributin konkret të secilit prej tyre", shkroi Makron në X.
Ai më parë bisedoi me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe presidentin amerikan, Donalld Tramp, së bashku me liderë të tjerë evropianë.
"Po përparojmë në pikëpamje të garancave të sigurisë të cilat do të jenë kyçe për ndërtimin e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme", deklaroi lideri francez.
Kumtimi vjen pasi që Zelenski dhe Trampi biseduan dje në rezidencën e presidentit ameikan në Floridë. Tramp shprehi optimizëm, edhe pse ishte pak i paqartë në pikëpamje të zgjidhjes së shpejtë të konfliktit i cili zgjatë prej shkurtit të vitit 2022. ab/