• сабота, 22 февруари 2025

Makron: Evropa duhet të zgjohet

Makron: Evropa duhet të zgjohet

Paris, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron dje deklaroi se konflikti në Ukrainë “nuk do të përfundojë as nesër, as pasnesër”, duke aluduar në paralajmërimin e presidentit të ri amerikan, Donald Tramp për përfundim të shpejtë të luftës.

"Nuk mund të ketë paqe dhe siguri në Evropë pa evropianët dhe pa rënë dakord kjo nga evropianët", ka thënë Makroni në një fjalim para armatës në bazën afër Renes.

Ai shtoi se "sfidë është që t'u sigurojmë mjete Ukrainës për të duruar dhe për të hyrë në çfarëdo negociata të ardhshme nga një pozicion i fortë" si dhe garanci për sigurinë tonë.

Makroni i bëri thirrje Evropës që të "zgjohet" dhe të rrisë shpenzimet në mbrojtje për të ulur varshmërinë nga SHBA-ja.

"Çfarë do të bëjmë nesër në Evropë nëse aleati ynë amerikan tërheq anijet luftarake nga Mesdheu? Apo nëse i dërgon aeroplanët e tij luftarakë nga Atlantiku në Paqësor?", ka thënë Makroni.

Sipas tij, Franca dhe Evropa duhet të adaptohen në kërcënimet dhe interesat e ndryshueshme.

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан