• петок, 05 декември 2025

Maduro: Intervenimi amerikan ndaj Venezuelës do të ishte fundi politik për Trampin

Maduro: Intervenimi amerikan ndaj Venezuelës do të ishte fundi politik për Trampin

Karakas, 18 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro paralajmëroi se çdo intervenim ushtarak amerikan ndaj vendit të tij do të ishte fundi politik për presidentin amerikan Donald Tramp.

Ai duke qenë i ftuar në një televizion më 17 nëntor tha se qarqet rreth Trampit provokojnë një aksion të armatosur, e cila do ta çonte Trampin në humnerë. Sipas Maduros, "një sektor i fuqishëm në SHBA bën përpjekje ta shkatërrojë Trampin", përmes Venezuelës.

"Duan që presidenti Tramp ta bëjë gabimin më serioz në jetën e tij dhe të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Venezuelës, që do të ishte fundi politik i udhëheqjes dhe emrit të tij, ndërsa ai është nën presion dhe provokime. Provokimi vjen nga kundërshtarët e tij dhe armiqtë e njohur... por edhe nga njerëzit rreth tij të cilët bëjnë kalkulime për epokën pas Trampit dhe nuk është e rëndësishme se e dëmtojnë", theksoi Maduro.

Ai theksoi se Venezuela është e gatshme për dialog "ballë për ballë" me Uashingtonin, duke përsëritur se diplomacia dhe hetimi për pika të përbashkëta edhe më tutje mbesin qëndrim i pandryshuar i Qeverisë së tij.

Trampi më 16 nëntor deklaroi se "mund të ketë biseda" me Maduron "sepse Venezuela dëshiron të bisedojë", edhe pse më vonë theksoi se është marrë vendim për masat që duhet të ndërmerren për Venezuelën, pa dhënë detaje shtesë.

Ditën e njejtë Departamenti i shtetit publikoi se nga 24 nëntori Kartel de los Soles do të emërohet si organizatë e huaj terroriste, të cilën Uashingtoni e lidh me Maduron. Karakas pretendimin e tillë e quajti trillim.

Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës zgjasin nga gushti kur Trampi urdhëroi sistemimin e ushtrisë në Detin e Karaibeve, si pjesë e operacionit kundër narkokartelëve dhe tregtisë me drogë. Maduro pretendon se operacioni synon largimin e tij.

SHBA deri tani ka kryer 21 sulme ndaj anijeve për të cilat pretendon se transportojnë drogë me ç'rast humbën jetën 83 njerëz. Trampi njoftoi se është e mundur të sulmohen objektiva në tokën e Venezuelës. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан