Më ftohtë në Berovë, trashësia më e lartë e dobëros në Kodrën e Diellit
- Me temperaturë të matur prej -4 gradë Celsius, Berova sot në mëngjes në orën 7:00 ishte vendbanimi më i ftohtë në vend, e ndjekur nga Kodra e Diellit dhe Kriva Pallanka me -3, -2 gradë u matën në Pozharanë dhe Tetovë, -1 në Shkup-Petrovec, Topollçan dhe në Hanet e Mavrovës, 0 gradë në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavardar dhe Prilep, 1 në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, 2 në Kumanovë dhe Gjevgjeli, ndërsa më ngrohtë ishte në Strumicë ku temperaturat u matën prej 3 gradë Celsius.
Shkup, 24 janar 2026 (MIA) - Me temperaturë të matur prej -4 gradë Celsius, Berova sot në mëngjes në orën 7:00 ishte vendbanimi më i ftohtë në vend, e ndjekur nga Kodra e Diellit dhe Kriva Pallanka me -3, -2 gradë u matën në Pozharanë dhe Tetovë, -1 në Shkup-Petrovec, Topollçan dhe në Hanet e Mavrovës, 0 gradë në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavardar dhe Prilep, 1 në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, 2 në Kumanovë dhe Gjevgjeli, ndërsa më ngrohtë ishte në Strumicë ku temperaturat u matën prej 3 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), trashësia më e lartë e borës e matur sot në mëngjes në orën 7:00 ishte në Kodrën e Diellit, 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe 4 centimetra në Krushevë.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në disa lugina në mëngjes. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 8 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë gjithashtu me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në mëngjes, me periudha me diell në pasdite. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius. mb/