Lutkov: Në kohën e ndryshimeve globale dhe sfidave, kultura mbetet ajo që na lidhë
- Gjatë ndryshimeve globale dhe sfidave, kultura mbetet ajo që na lidhë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili foli në hapjen e ngjarjes "Forumi për rrugë kulturore të Këshillit të Evropës në funksionimin e zhvillimit të turizmit kulturor" që mbahet në Shkup.

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Gjatë ndryshimeve globale dhe sfidave, kultura mbetet ajo që na lidhë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili foli në hapjen e ngjarjes "Forumi për rrugë kulturore të Këshillit të Evropës në funksionimin e zhvillimit të turizmit kulturor" që mbahet në Shkup.
"Sot jemi këtu jo vetëm për të folur për kulturën, por për të njohur fuqinë e saj të vërtetë në shoqërinë moderne. Rrugët kulturore nuk janë vetëm shtigje turistike. Ato janë shtigje vlerash, dialogu, trashëgimie të përbashkët dhe unitet evropian. Në kohë ndryshimesh dhe sfidash globale, kultura është ajo që na lidh. Ndërsa rrugët kulturore janë prova e gjallë e saj – ato tregojnë historinë e së shkuarës, por në të njëjtën kohë, na thërrasin të veprojmë sot, për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse", nënvizoi ministri.
Me më shumë se 40 rrugë të certifikuara, siç theksoi ministri, Këshilli i Evropës na tregon se si kultura mund të jetë një urë mes historisë dhe modernitetit, mes lokales dhe globales, mes popujve dhe kombeve.
Është detyrimi ynë, shtoi ai, të nxjerrim në pah dhe të prezantojmë vlerat që kemi në dispozicion – nga gjurmët e lashta te praktikat kulturore bashkëkohore, nga trashëgimia shpirtërore te tradita e gjallë.
Ai tha se trashëgimia jonë kulturore nuk duhet të jetë vetëm diçka që ne e mbajmë në vitrina dhe libra. Le të jetë diçka që ne e jetojmë, theksoi ai, të cilën e ndajmë dhe përmes së cilës e tregojmë historinë tonë të vërtetë para botës.
“Rrugët kulturore janë pikërisht kjo – dëshmi e gjallë se kultura mund të jetë nxitëse e prosperitetit, frymëzim për bashkëpunim dhe burim lidhjesh të thella njerëzore”, shtoi ministri, duke theksuar se duhet të ndërtohet një kulturë e lidhjes, respektit dhe vizionit dhe se ajo duhet të jetë shtytëse e së ardhmes sonë të përbashkët.
Në Forum do të prezantohen rrugët kulturore të Këshillit të Evropës, të cilat përfshijnë vendin tonë: "Rruga e Shën Cirilit dhe Metodit", "Rruga e Verës - Iter Vitis" dhe "Rruga e perandorëve romakë dhe Rruga e Verës së Danubit". qa/
Foto: MIA