• петок, 26 јули 2024

Lojërat në Paris do të jenë më të vizituarat në historinë e Lojërave Olimpike

Lojërat në Paris do të jenë më të vizituarat në historinë e Lojërave Olimpike

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) - Organizatorët e Lojërave të 33-ta Olimpike në Paris kanë publikuar zyrtarisht se është thyer rekordi i deritanishëm i biletave të shitura në historinë e Lojërave.

Një ditë para hapjes së sotme solemne, organizatorët kumtuan se deri tani janë shitur dhe shpërndarë gjithsej 9,7 milionë bileta. Prej tyre, 8,7 milionë janë shitur, ndërsa një milion u janë ndarë kryesisht personave me nevoja të veçanta, entuziastëve të sportit dhe popullatës më të re.

Organizatorët vendosën të dhurojnë bileta pas kritikave të shumta se çmimet e biletave ishin shumë të larta për shumë veta.

Rekordin e mëparshëm për numrin e biletave të shitura e mbante Atlanta në vitin 1996, kur u shitën 8,3 milionë bileta.

Organizatorët shtuan se ende ka bileta në shitje.

Për Lojërat në Paris, të cilat do të zgjasin deri më 11 gusht, janë lëshuar diçka më shumë se 10 milionë bileta. rq/bsh/

Foto: Printskrin

Остани поврзан