• среда, 14 јануари 2026

Lista pozitive e ilaçeve do të zgjerohet edhe në vitin 2026, fokusi në medikamentet për sëmundje kardiovaskulare

Lista pozitive e ilaçeve do të zgjerohet edhe në vitin 2026, fokusi në medikamentet për sëmundje kardiovaskulare

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Tre herë do të zgjerohet lista pozitive e ilaçeve në vitin 2026, ndërsa fokusi do të jetë në medikamentet për sëmundje kardiovaskulare. Këtë sot e theksoi drejtori i pëgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili tha se sipas vlerësimit të tyre, ka nënçmim të madh të sëmundjeve kardiovaskulare, nga të cilat është vdekshmëria më e madhe.

Lidhur me zgjerimin e listës pozitive të ilaçeve, Klekovski u kërkoi falje qytetarëve, që edhe krahas asaj që është paralajmëruar se deri para Vitit të Ri ilaçi kundër mpiksjes së gjakut "enoksaparin", një nga dy ilaçet të njohur si "kleksan", do të jetë në barnatore, kjo nuk do të ndodh. Anulimi është për shkaqe teknike dhe prandaj në janar së bashku me barnatore do të jenë edhe medikamentet "enoksaparin" dhe "nadroparin".

"Më lejoni t'u kërkoj falje qytetarëve. Ne njoftuam se dy antikoagulantë do të shtoheshin në listë këtë muaj, por për shkak të problemeve teknike, kjo është shtyrë për në janar të vitit 2026. Nuk do të ketë pasoja për ata që i përdorin këtë muaj, fondet për këto barna do të rimbursohen derisa të vendosen në listën pozitive. Pastaj planifikojmë të përfshijmë një antikoagulant tabletë në listën pozitive dhe ta modernizojmë këtë pjesë të antikoagulantëve siç i ka hije vendit tonë. Dhe pres që kjo të ndodhë në katër muajt e parë të vitit 2026. Komisioni për listën pozitive është duke punuar dhe tashmë ka miratuar një numër barnash, por gjithashtu duam të shohim mundësitë financiare dhe futja e tyre të jetë graduale gjatë gjithë vitit", tha Klekovski.

Lidhur me zgjerimin e listës theksoi se për 15 vite ka pasur një mjek të shtuar në listë, ndërsa tani për 15 muaj janë shtuar 13 ilaçe dhe kjo ka sjellpë deri në rritur të buxhetit për listën pozitive për pesë milionë euro, por këto nuk janë shifra përfundimtare, sepse nuk ka përfunduar viti.

"Duam të sigurojmë që të rritet kontrolli i listës pozitive që të kemi të drejtë të bisedojmë për çmimin që t'i mbrojmë personat e siguruar nga pagesat shtesë dhe të vazhdojmë më tej", shtoi Klekovski. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан