Lirohen derivatet
- Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL-i (D-E V) lirohet për 1,50, ndërsa vaji për amvisëri (EL-1) për 2,00 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL-i (D-E V) lirohet për 1,50, ndërsa vaji për amvisëri (EL-1) për 2,00 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 80,00 denarë, ai EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 82,00, EURODIZEL BS (D-E V) 74,50, kurse vaji (EL-1) 73, 50 denarë për litër.
Për 1.042 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS ku një kilogram do të kushtojë 45.631 denarë.
Foto: MIA