• сабота, 03 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lirohen çmimet e derivateve

Lirohen çmimet e derivateve

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Për 2,5 denarë lirohet benzina EUROSUPER BS-95, ndërsa për dy denarë benzina EUROSUPER BS-98, dizeli EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale. Nuk ndryshohet çmimi i Mazutit M-1 NS.

Çmimet maksimale të derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të arrijnë:

Benzina motorike EUROSUPER - 95 - 71,50 (denarë/litër)

Benzina motorike EUROSUPER BS-98 74, 00 (denarë/litër)

Dizeli EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)

Vaji Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 64,50 (denarë/litër)

Mazuti M-1 NS 37, 708 (denarë/kilogramë)

Nga KRRE përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 12.04.2025. Tregtarët me shumicë dhe me pakicë me derivatet e naftës dhe derivatet për transport, theksojnë se mund t'i formojnë çmimet e derivateve të veçanta të naftës dhe derivateve për transport më të ulëta nga çmimet e konfirmuara më të larta.

Ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës është mesatarisht 2.40 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm të KRRE-së. Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rënie mesatarisht: për benzinën me 5,777 për qind, për naftën me 5,057 për qind, për naftën ekstra të lehtë me 5,078 për qind dhe për mazutin rënia është 1,745 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,4851 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан