Liderët fetarë dhe KMBFGR dënojnë incidentin ndaj objektit të Komunitetit hebraik dhe ftojnë që të ruhet bashkëjetesa
- Tentativa për zjarrvënie ndaj ndërtesës së Bashkësisë hebraike dhe sinagogës "Bet Jakov" paraqet goditje ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës që me shekuj janë kultivuar në tokën tonë dhe mbi të cilat bazohet shoqëria jonë. Çdo cenim i vendit të shenjtë të dikujt tjetër, pa dallim se cilës bashkësi fetare i takon do të thotë shkelje e vlerave themelore të respektit, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Mosrespektimi i tjetrit është gjithashtu mosrespektim i vendit të vet të shenjtë, thuhet në reagimin e Komisionit për marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe Grupet fetare dhe liderëve të pesë bashkësive fetare në vend, që sot në konferencë shtypi u lexua nga drejtoresha e Komisionit, Olivera Trajkovska.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.