DAP nuk vendos tatim të ri, por aplikon një ligj ekzistues, porositi drejtoresha Petrova
- Në periudhën nga viti viti 202 deri në viti 2026, Drejtoria për të Ardhura Publike ka evidentuar dhjetëra mijë raste të transferimit të parave nga jashtë vendit tek personat fizikë, me ç'rast për vitin 2020 janë dërguar 11.527 raportime për të ardhura të mundshme të taksuara, ndërsa për vitin 2025 janë regjistruar 70.869 persona me transferime nga jashtë vendit në vlerë të përgjithshme prej 577 milionë euro, është theksuar në brifingun e sotëm me gazetarët që e mbajti drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova.
Shkup, 15 ptill 2026 (MIA) - Në periudhën nga viti viti 202 deri në viti 2026, Drejtoria për të Ardhura Publike ka evidentuar dhjetëra mijë raste të transferimit të parave nga jashtë vendit tek personat fizikë, me ç'rast për vitin 2020 janë dërguar 11.527 raportime për të ardhura të mundshme të taksuara, ndërsa për vitin 2025 janë regjistruar 70.869 persona me transferime nga jashtë vendit në vlerë të përgjithshme prej 577 milionë euro, është theksuar në brifingun e sotëm me gazetarët që e mbajti drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova.
Siç është theksuar, për vitin 2020, pas analizës së zbatuar të të dhënave, 2,276 pefrsina kanë dorëzuar vullnetarisht llogari elektronike (e-PPD), ndërsa tek 3.637 persona detyrimi tatimor është vërtetuar me detyrë zyrtare. Gjithsej 5.913 persona janë ngarkuar paraprakisht, ndërsa tek 5.614 persona është vërtetuar përcaktua se hyrjet nuk ishin të taksuara, pra ishin transferta private. Tatimi total i përcaktuar për vitin 2020 është 171.6 milionë denarë, nga të cilat deri më tani janë mbledhur 30.4 milionë denarë.
Në periudhën pasuese, pra nga viti 2020 deri në vitin 2024, vazhdoi raportimi i të ardhurave nga jashtë vendit, me ç'rast, siç informoi DAP, disa qytetarë i përmbushën rregullisht detyrimet e tyre, dhe një pjesë e konsiderueshme e borxheve u përcaktuan pas njoftimeve të dorëzuara nga Drejtoria.

Në gjysmën e dytë të vitit 2024, filloi një analizë sistematike, pastrim dhe verifikim i të dhënave mbi hyrjet nga jashtë që DAP merr nga bankat, të cilat më parë, megjithëse të paraqitura ligjërisht, nuk përpunoheshin në këtë mënyrë.
"Sipas të dhënave bankare, në vitin 2025, kanë marrë transferime 70.869 qytetarë nga jashtë në një vlerë të përgjithshme prej 577 milionë eurosh. Sigurisht, jo të gjitha këto hyrje janë të taksuara. Deri më tani, janë dërguar 9,522 njoftime, ndërsa 4.459 persona kanë paraqitur vullnetarisht llogaritjet për të ardhurat e tatueshme të realizuara", theksoi Petrova.
Ajo informoi se në periudhën aktuale, pra në vitin 2026, aktivitetet vazhdojnë brenda kornizës së afateve ligjore për kontroll, të cilat parashikojnë një afat relativ prej pesë vjetësh dhe një afat absolut prej dhjetë vjetësh, me fokusin, siç u theksua, që mbetet në përmbushjen vullnetare. mb/
Foto: MIA