VLEN: Katër rrugë të reja në Drenovec
- Fjala e dhënë është themel i besimit publik dhe i politikës së përgjegjshme. Në Tetovë, nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Bilall Kasami, u realizua një tjetër premtim i mbajtur: ndërtimi dhe promovimi i rrugëve 152, 153, 154 dhe 155, me një sipërfaqe totale prej 5478 metrash, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
16 prill 2026
Fjala e dhënë është themel i besimit publik dhe i politikës së përgjegjshme. Në Tetovë, nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Bilall Kasami, u realizua një tjetër premtim i mbajtur: ndërtimi dhe promovimi i rrugëve 152, 153, 154 dhe 155, me një sipërfaqe totale prej 5478 metrash, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Ky investim nuk është vetëm asfalt, por është shpresë e re për banorët e lagjes Drenovec, është këmbëngulje e përditshme për të sjellë ndryshim konkret dhe është dëshmi se politika mund të jetë në shërbim të qytetarit.
VLEN e sheh këtë projekt si dëshmi se kur vizioni shoqërohet me punë të ndershme, rezultatet janë të prekshme dhe të dobishme për qytetarët.
Banorët e Drenovecit ta gëzojnë këtë investim, ndërsa kryetari Bilall Kasami dhe VLEN vazhdojnë rrugën e përkushtimit për më shumë projekte që sjellin zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë.
Foto: Arkivi i MIA-s